Zakonet e përditshme që dëmtojnë trurin

Shëndetësia

Zakonet e përditshme që dëmtojnë trurin

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 18:34
Ilustrim

Edhe truri ka nevojë të pushojë dhe njerëzit gjejnë mënyra të ndryshme për ta arritur këtë. Disa zgjedhin të pinë alkool, të tjerë disa orë gjumë më shumë apo shohin televizor dhe dëgjojnë muzike. Por zgjedhje të pamenduara mirë mund të kërcënojnë shëndetin e trurit dhe efektet nuk janë të menjëhershme.

Po ju rendisim disa zakone që dëmtojnë seriozisht trurin tuaj:

–Rutina jonë fillon me mëngjesin dhe gabimi i parë që bëjmë është anashkalimi i vaktit të mëngjesit. Ka një arsye pse mëngjesi konsiderohet vakt më i rëndësishëm i ditës dhe anashkalimi i saj mund të shkaktojë nivele të ulëta të sheqerit në gjak, dhe kjo është shumë e dëmshme për trurin. Truri përdor më shumë energji se çdo organ tjetër në trup dhe merr çdo ditë 20% të glukozës totale që ndodhet në organizmin tonë.

–Privimi i gjumit. Kur nuk fle gjumë mjaftueshëm të gjithë ndjehen të lodhur gjatë ditës apo jo shumë të përqendruar. Arsyeja është se pamjaftueshmëria e gjumit prek neuronet e aftësisë për të funksionuar siç duhet. Kjo çon në gabime mendore që mund të ndikojnë në punën apo marrëdhëniet tuaja.

–Pirjet dhe duhani. Mjaft kërkime janë bërë për efektet e dëmshme të pirjes së duhanit. Pirja e duhanit dëmton qartë membranat qelizore dhe qëndrueshmërinë nervore në zonat e trurit që menaxhojnë ekuilibrin dhe përqendrimin. Duhani gjithashtu dëmton kujtesën dhe ul nivelin e shqisave të ndjeshmërisë, kryesisht të gjuhës.

–Dehidratimi është një nga proceset më të rëndësishme pasi trupi është i përbërë nga 70% ujë, kështu që konsumimi i tij është kritik për çdo funksion trupor, përfshirë funksionin e trurit. Ju nuk duhet vetëm të pini një sasi të caktuar çdo ditë, por duhet ti kushtoni gjithashtu vëmendje etjes tuaj, pasi ai është një tregues i shkëlqyer i nevojës për ujë. Mundohuni të pini ujë vazhdimisht gjatë gjithë ditës.

–Përdorimi i shumtë i sheqerit ndikon në çrregullimin e sistemit tonë trupor. Trupi ka nevojë për sheqer në mënyrë që të funksionojë, por dietat tona bashkëkohore përfshijnë një numër të lartë të sheqerit. Kur hani shumë sheqer qelizat tuaja, duke përfshirë qelizat e trurit, janë në gjendje inflamacioni kronik. Kjo shkakton vdekje të qelizave të trurit duke na bërë më pak efikas dhe gjithashtu shkakton sëmundje të rënda si diabeti apo humbja e memories.

–Stresi kronik mund të ketë një efekt negativ në të gjithë trupin. Stresi në situata të caktuara është pozitiv pasi përgatit trupin për të luftuar me rrezikun, por kur stili i jetës tuaj përfshin stresin kronik, atëhere ai jo vetëm që mund të vrasë qelizat e trurit, por në të vërtetë shkakton mundësinë që truri të tkurret. Kur ky efekt tkurrës godet trurin, aftësia për të mësuar dhe për të kujtuar bëhet e vështirë. Është e domosdoshme që të gjeni një mënyrë që të reduktoni stresin para se të jetë shumë vonë!

Zakonet tona të përditshme të cilave ne nuk i kushtojmë rëndësi mund të vrasin me shpejtësi qelizat e trurit duke na shkaktuar sëmundje si depresioni ose ankthi, si dhe sëmundjet fizike si alzheimer, epilepsi, madje edhe kancer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat