A dëmton stresi i tepërt gjëndrën tiroide

Shëndetësia

A dëmton stresi i tepërt gjëndrën tiroide

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 19:45
Foto Ilustrim

Në trup, gjëndra tiroide vepron si një grup i baterive që vënë trupin në funksion.

Kur gjëndra është në rregull, ajo funksionon në efikasitetin më të madh për të na mbajtur të hollë dhe në formë të mirë.

Por, tendosja pa ndalje ose faktorë të tjerë që rëndojnë trupin si inflamacioni kronik, mangësitë minerale ose sëmundjet ulin funksionin e saj. Me kalimin e kohës, këta faktorë varfërojnë lëndët e para që ushqejnë prodhimin e hormoneve kryesore.

“Truri juaj fillon të regjistrojë se po shpenzoni më shumë energji sesa keni, kështu që fuqizon gjëndrën tiroide”, shpjegon mjeku Aviva Romm, autor i “The Adrenal Thyroid Revolution”.

“Ky është momenti kur ju filloni të përjetoni simptoma si energji e ulët dhe shtim në peshë”. Për t’i bërë gjërat më keq, stresi varfëron edhe mineralet e nevojshme për të rimbushur tiroiden.

Çelësi i shërimit është të minimizoni dhe eliminoni stresin e zakonshëm, ndërsa mbushni trupin me lëndë ushqyese të nevojshme për shërimin e tiroides dhe rigjenerimin e djegies së yndyrës. Në fakt, një studim zbuloi se gratë që ndoqën një plan për rigjallërimin e tiroides humbën 42 për qind më shumë yndyrë në bark sesa dietat që nuk përqendroheshin në ringjalljen e gjëndrës.

Nëse jeni të rraskapitur dhe vuani nga dy ose më shumë nga simptomat më poshtë, tensionet e përditshme mund të dëmtojnë gjëndrën tuaj:

Rritja e peshës

Ankthi

Humor i keq

Probleme me gjumin

Dhimbje muskujsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat