"Disa pinin urinën e lopës"/ Tronditen shkencëtarët nga studimet e fundit: Qindra njerëz humbën jetën nga dezinformatat në lidhje me Covid-19

Shëndetësia

"Disa pinin urinën e lopës"/ Tronditen shkencëtarët nga studimet e fundit: Qindra njerëz humbën jetën nga dezinformatat në lidhje me Covid-19

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 14:52
Ilustrim

Të paktën 800 njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga dezinformimi i lidhur me koronavirusin në tre muajt e parë të këtij viti, thonë shkencëtarët.

Sipas një studimi të botuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë dhe Higjenës, rreth 5.800 njerëz u pranuan në spital si rezultat i informacionve të rreme në rrjetet sociale.

BBC raporton se shumë vdiqën sepse pinin metanol ose pastrues me bazë alkooli. Ata gabimisht besuan se këto produkte ishin një kurë për virusin.

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se “infodemia” e “koronavirusit” po përhapet po aq shpejt sa vetë virusi, dhe teoritë e konspiracionit, thashethemet dhe stigmat kulturore kanë kontribuar në vdekje dhe lëndime.

Shumë nga viktimat ndoqën këshilla që i ngjanin informacionit të besueshëm mjekësor – të tilla si ngrënia e sasive të mëdha të hudhrës ose gëlltitja e sasive të mëdha të vitaminave – si një mënyrë për të parandaluar infeksionin, thanë autorët e studimit.

Të tjerët pinin urinën e lopës. Të gjitha këto veprime kanë pasur pasoja potencialisht të rënda për shëndetin e tyre, thonë shkencëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat