5 fakte për një zemër më të shëndetshme

Shëndetësia

5 fakte për një zemër më të shëndetshme

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 00:42
Foto ilustrim

Sipas studimit të botuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, ekzistojnë pesë gjëra që burrat mund ti bëjnë tani për të zvogëluar rrezikun e tyre nga një sulm në zemër.

Lista në vetvete nuk është aq befasuese, mos pini cigare, përdorimi i moderuar i alkoolit, stërvituni çdo ditë, hani një ushqim të shëndetshme dhe mbani nën kontroll peshën e barkut.

Gjatë studimit 11-vjeçar, studiuesit zbuluan këto pesë fakte:

Burrat që nuk pinë duhan ulën rrezikun e tyre për 36%

Ata që pinin dy ose më pak pije alkoolike në ditë kishin një rrezik të zvogëluar 11%

Burrat që ecnin ose çiklizonin për 40 minuta ose më gjatë çdo ditë, plus të angazhuar në të paktën 1 orë ushtrime të tjera në javë, kishin një rrezik 3% më të ulët

Ata që hëngrën një ushqim të pasur me fruta, perime, arra, qumësht me pak yndyrë, drithëra të plota dhe peshq treguan një rrezik të zvogëluar 18%

Burrat që kishin një bel nën 93cm e zvogëluan rrezikun e tyre 12%

Për ata burra që ndoqën të pesë praktikat, kjo shton deri në 80% zvogëlimin e rrezikut për një sulm në zemër!

Dhe nëse mendoni se gratë nuk janë aq të ndikuara nga këto praktika jetese, mendoni përsëri: Studime të shumta kanë lidhur të njëjtat praktika me sëmundjet e zemrës te femrat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat