Covid-19/ A kanë fëmijët simptoma të njejta si të rriturit? Ja çfarë thotë pediatri

Shëndetësia

Covid-19/ A kanë fëmijët simptoma të njejta si të rriturit? Ja çfarë thotë pediatri

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Ka pasur një rritje prej 90% të numrit të rasteve Covid-19 tek fëmijët në SHBA vetëm në katër javët e fundit, sipas të dhënave të publikuara këtë javë nga “AAP” (Akademia Amerikane e Pediatrisë).

Cilat janë simptomat?

Simptomat e Covid-19 janë të njëjta tek fëmijët sikurse tek të rriturit.

Sipas “CNN”, shenjat kryesore përfshijnë çdo vështirësi në frymëmarrje, skuqje, mungesë energjie dhe problemet e mbajtjes së një fëmije zgjuar, tha pediatri Dr. Daniel Cohen.

“Është shumë e rëndësishme të njoftoni mjekun menjëherë nëse nuk mund t’i zgjoni, nëse flenë gjatë gjithë kohës dhe thjesht janë të lodhur, nëse nuk pinë, nuk hanë, pra aktivitetet e jetës së përditshme,”- tha Cohen.

Nëse prindërit “shohin që fëmija i tyre po duket i sëmurë ose më i sëmurë nga sa prisnin nga një ftohje apo sëmundje tipike, ata duhet të telefonojnë pediatrin e tyre për të diskutuar. Cdo gjë e rëndë është gjithmonë shqetësuese”,- shtoi ai.

“Fëmijët janë më të izoluar, tregojnë më shumë ankth, më shumë depresion. Këto janë gjëra, të cilat, edhe pse nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me Covid, kanë nevojë për vëmendje,”- tha O’Leary.

A mund ta kuptoni nëse fëmija juaj është i sëmurë?

Është një realitet i frikshëm për prindërit që shumë fëmijë të vegjël janë asimptomatikë, që do të thotë se nuk ka shenja ose simptoma që fëmijët e tyre po mbartin virusin.

Kjo duhet të jetë një lehtësim për prindërit kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijës, sepse ai është duke e përballuar virusin mirë.

Disa fëmijë ende kanë simptoma, muaj pas sëmundjes.

Sëmundje e rrallë, por e rëndë e lidhur me Covid-19

Një shqetësim tjetër për prindërit është sindromi inflamator shumë-sistemësh tek fëmijët.

Ai mund të shfaqet disa ditë në javë pasi një fëmijë është ekspozuar ndaj Covid-19.

“Ajo ngjan me diçka të njohur si ‘Kaëasaki’, e cila është gjithashtu një sindrom inflamator në trup. Dhe mund të jetë mjaft shkatërrues për fëmijët,”- tha Gupta.

“Fatmirësisht, është e rrallë, por ndodh”,- shtoi Gupta.

Shenja e parë për këtë sindrom është një ethe e vazhdueshme pa një shkak të qartë, sipas “AAP”.

Shenja të tjera që duhet të shikoni përfshijnë dhimbje barku, diarre, gjëndra të fryra, duar dhe këmbë të kuqe ose të enjtura, buzë të plasaritura të kuqe dhe sy të kuqërremtë ose të kuq. Frymëmarrja e shpejtë ose shenja të tjera të frymëmarrjes gjithashtu mund të jenë të pranishme, por nuk janë aq të zakonshme.

Fëmijët së shpejti mund të shfaqin shenja shoku. Kur ekzaminohen, ato tregojnë simptoma të mosfunksionimit multi-organik dhe nivele të larta inflamatore të gjakut.

Ky sindrom mund të parandalohet në të njëjtën mënyrë që parandalojmë përhapjen e koronavirusit në përgjithësi. Kjo do të thotë që ju dhe familja juaj duhet t’i lani duart rregullisht, duhet të mbani maska dhe të praktikoni distancën sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat