Vuani nga tensioni i ulët i gjakut, mësoni si të shpëtoni nga ky shqetësim

Shëndetësia

Vuani nga tensioni i ulët i gjakut, mësoni si të shpëtoni nga ky shqetësim

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Tensioni i ulët i gjakut është mjaft i përhapur edhe pse dëgjojmë më shumë të flitet për presionin e lartë. Shpesh është i papritur dhe mund të ndodhë në shtëpi ose jashtë. Ai nuk paralajmëron. Megjithatë janë disa mënyra të shpejta si mund të shpëtojmë menjëherë nga kjo situatë e sikletshme.

1. Konsumoni shpesh ushqim – Hani pak vakte e shpesh. Mos e lini asnjëherë veten të keni uri.

2. Përdorni kripë – shumë kripë është e dëmshme, por një sasi e caktuar kripe është e domosdoshme për personat me tension të ulët.

3. Pini lëngje – 2 deri në 3 litra ujë në ditë është e domosdoshme për shëndetin. Mos e anashkaloni asnjëherë hidratimin e trupit. Është domosdoshmëri. Dehidratimi është një nga arsyet e tensionit të ulët kështu që qëndroni gjithmonë të hidratuar.

4. Përdorni kafeinë – Kafeina në çajra dhe kafe është shpëtim për të rritur tensionin kur ju bie ndërkohë që jeni në punë ose keni dal. Por mos e teproni, sepse pastaj keni probleme.

5. Qumështi i bajames- Ky qumësht s’ka yndryna dhe është super i shëndetshëm. Pijeni çdo ditë dhe nuk do të keni probleme. Mund ta merrni dhe me vete dhe sa herë nuk ndjeheni mirë ta pini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat