OBSH-ja bën thirrje për vaksinimin kundër COVID-19, këtyre personave duhet t’u jepet prioritet

Shëndetësia

OBSH-ja bën thirrje për vaksinimin kundër COVID-19, këtyre personave duhet t’u jepet prioritet

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë thirrje që personave më të rrezikuar t’u jepet prioritet në vaksinimin kundër COVID-19.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus tha se nuk do të japë miratimin për përdorimin e ndonjë vaksine pa u provuar që ajo është e sigurt. 

“Kur të kemi një vaksinë efikase duhet ta përdorim atë në mënyrën e duhur. Me kohën, teksa rritet prodhimtaria, ne kërkojmë që të gjithë njerëzit kudo të kenë qasje tek vaksinat, por fillimisht, kur furnizimi të jetë i limituar, prioritet duhet t’i jepet vaksinimit të punonjësve të domosdoshëm dhe atyre më të rrezikuar, përfshirë personat e moshuar dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese”, tha Gebrejesus.

Pavarësisht thirrjes, OBSH njoftoi se nuk pret që një vaksinë e sigurt dhe efikase të shpërndahet përpara mesit të vitit të ardhshëm.

“Është një skenar shumë optimist pasi kemi një fushë të gjerë kandidatësh. Presim rezultate nga disa kandidatë që janë aktualisht në fazën e tretë të testimeve”, shpjegoi Soumya Swaminathan, shefe shkencore e OBSH-së.

Ndërkohë, revista e njohur mjekësore “Lancet” publikoi së fundmi një studim mbi vaksinën ruse të emërtuar “Sputnik” duke konfirmuar se nxit një lloj kundërpërgjigje të sistemit imunitar kundër koronavirusit. Sipas raportimeve, të gjithë të vaksinuarit krijuan antitrupa dhe nuk shfaqën efekte anësore serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat