Kush vuan nga zemra, 150 minuta lëvizje në javë

Shëndetësia

Kush vuan nga zemra, 150 minuta lëvizje në javë

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Aktiviteti fizik, në dozat e duhura dhe sipas këshillave mjekësore, nuk është i kundërkëshilluar për ata që vuajnë nga zemra, rekomandon një studim i botuar në “European Heart Journal”.

“Mundësia që ushtrimet të nxisin një atak kardiak ose infarkt në zemër është jashtëzakonisht e ulët”, shpjegon Antonio Pelliccia, president i Task Force dhe profesor i kardiologjisë në Institutin e Mjekësisë dhe Shkencës Sportive, në Romë.

“Nga ana tjetër, ushtrimet e rregullta jo vetëm që parandalojnë sëmundjet e zemrës, por edhe zvogëlojnë vdekjen e parakohshme te personat që tashmë vuajnë nga ato”, shtoi ai.

Për personat e shëndoshë, me hipertension ose diabet, udhëzimet rekomandojnë ushtrime forcuese të muskujve (për shembull, ngritje peshash të lehta) të paktën tri herë në javë, plus një ushtrim aerobik, të tilla si çiklizmi, vrapi ose noti.

Shumica e personave me sëmundje koronare të zemrës, të shkaktuara nga grumbullimi i depozitimeve yndyrore në muret e brendshme të arterieve, mund të luajnë sporte konkurruese ose rekreative.

Personat, të cilët kanë vuajtur prej një kohe të gjatë nga një sëmundje e tillë dhe duan të ushtrohen për herë të parë, duhet të këshillohen së pari me mjekun.

Aktiviteti fizik i rregullt dhe i moderuar rekomandohet, gjithashtu, për të parandaluar çrregullimin më të zakonshëm të ritmit të zemrës, fibrilimin atrial, kurse ata që kanë fibrilacion atrial dhe marrin antikoagulantë për të parandaluar goditjen në tru, duhet të shmangin sportet e kontaktit, për shkak të rreziqeve të gjakderdhjes.

Personat me stimulues kardiakë nuk duhet të shkurajohen nga loja sportive, përveç atyre që mund të shkaktojnë përplasje, në mënyrë që të mos dëmtojnë pajisjen dhe nëse stërvitja shkakton rrahje zemre ose gulçim të pazakontë, ose shqetësime në gjoks, ulini ato dhe caktoni një takim me mjekun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat