Studimi sipas OBSH: Këta janë personat më të rrezikuar që humbin jetën nga COVID-19

Shëndetësia

Studimi sipas OBSH: Këta janë personat më të rrezikuar që humbin jetën nga COVID-19

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 20:45
Ilustrim

Pandemia e koronavirusit na ka futur në ankth të gjithëve, pavarsisht se çdokush nga ne po respekton masat. Organizata Botërore e Shëndetit na bën më të lehtë punën pasi bën me dije edhe masat e duhura që duhet të marrim kundra virusit. OBSH ka publikuar studimin e ri ku tregon se cilët persona janë më të rrezikuar të humbin jetën si pasojë e COVID-19.

Sipas OBSH, personat që pijnë duhan, obezët, personat që pijë alkool dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike janë më të rrezikuar nga koronavirusi. Sipas mjekëve, personat që pijnë duhan janë 1,5 herë më të rrezikuar të preken nga koronavirusi, ndërsa personat që janë mbipeshë janë 7 herë më shumë në rrezik të infektohen.Ndërkohë shumë të rrezikuar janë edhe personat që vuajnë nga problemet kardiake, bronkiale, kanceri, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

Mjekët deklarojnë:

Në eksperiencën tonë, personat që e kanë kaluar më me vështirësi sëmundjen apo që kanë humbur jetën, kanë qenë midis këtyre grup pacientësh, qytetarët më të riskuar, më të rrezikuar. Obezët kryesisht, sëmundjet kronike të mushkërive, flas dhe për ata që konsumojnë shumë duhan dhe tashmë pulmonet i kanë të dëmtuara.Kjo sëmundje është tejet personale, në kuptimin e përgjigjes. Pra jo të gjithë këta persona me këta faktorë, janë përgjigjur qoftë ndaj Covidit, qoftë ndaj skemave të aplikuara ndaj tyre.

Si faktorë kryesorë për të luftuar COVID-19, specilaistët rekomandojnë kryerjen e ushtrimeve fizike dhe ruajtjen e distancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat