Covid-19/ Sëmuret njëri nga pjesëmarrësit, ndalen provat e vaksinës së universitetit të Oksfordit

Shëndetësia

Covid-19/ Sëmuret njëri nga pjesëmarrësit, ndalen provat e vaksinës së universitetit të Oksfordit

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Provat përfundimtare të vaksinës së Covid-19 të realizuar nga universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca janë ndalur për një moment. Kjo pauzë vjen pasi njëri nga pjesëmarrësit u sëmur, thuhet në mediat e huaja.

AstraZeneca e përshkroi këtë ndalesë si një pauzë rutinë në rastin kur kemi të bëjmë me sëmundje të pashpjegueshme si rasti i Covid-19. Rezultati i provave të vaksinave po shikohet nga afër në të gjithë botën.

Vaksina e universitetit të Oksfordit shikohet si një pretendente e fortë ne mesin e dhjetërave të tjera që po zhvillohen njëkohësisht. Por sa afër krijimit të një vaksine jemi?

Shpresat kanë qenë të mëdha se vaksina mund të jetë nga të parat që do të dalë në treg, pas testimit të suksesshëm të fazës 1 dhe të 2. Kalimi i vaksinës në fazën 3 të testimit në javët e fundit ka përfshirë rreth 30,000 pjesëmarrës në SHBA, në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut.

Provat e fazës 3 në vaksina shpesh përfshijnë mijëra pjesëmarrës dhe mund të zgjasin disa vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat