OBSH kërkon më shumë solidaritet në luftën kundër COVID-19

Shëndetësia

OBSH kërkon më shumë solidaritet në luftën kundër COVID-19

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Gjashtë muaj pas fillimit të pandemisë, që ka vrarë më shumë se 900 000 persona, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje për më shumë bashkim ndërkombëtar në luftën kundër COVID-19.

“Kur na mungon solidariteti dhe kur jemi të ndarë, kjo është një mundësi e shkëlqyer për virusin dhe kjo është edhe arsyeja pse ai vazhdon të përhapet”, tha ai në një konferencë për shtyp, raporton ATSh.

“Ne kemi nevojë për solidaritet dhe për udhëheqje botërore, veçanërisht nga fuqitë e mëdha. Kështu mund ta mposhtim këtë virus”, këmbënguli Ghebreyesus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat