OBSH-ja paralajmëron se COVID-19 do të vazhdojë të përhapet për një kohë të gjatë

Shëndetësia

OBSH-ja paralajmëron se COVID-19 do të vazhdojë të përhapet për një kohë të gjatë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pandemia do të vazhdojë të përhapet nëpër botë për një kohë shumë të gjatë teksa krejt energjia do të mbetet e përqendruar në të.

Drejtori i OBSH-së, Michael Ryan, ka thënë se tani bota po raporton për një mesatare prej 1.8 deri në 2 milionë raste në javë. Ai ka shtuar se pranvera dhe mungesa e testimeve do të mundësojnë përhapjen e madhe të pandemisë.

OBSH-ja ka bërë të ditur se forca e infeksionit brenda komuniteteve dhe disa shteteve është ende e lartë.

Sipas OBSH-së, Evropa tani për tani është duke përjetuar përhapje të madhe të koronavirusit, ndërkaq ka paralajmëruar se Afrika shumë shpejt mund të përballet me përhapje të madhe të rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat