Rrënja e lulerradhiqes, si ta përdorni për pastrimin e organizmit

Shëndetësia

Rrënja e lulerradhiqes, si ta përdorni për pastrimin e organizmit

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Rrënjët e lulerradhiqes janë përdorur prej shumë kohësh në shumë trajtime terapeutike dhe në veçanti për problemet me mëlçinë.

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, rrënjët e kësaj bime janë të mirënjohura për pastrimin e mëlçisë dhe parandalimin e formimit të qelizave tumoriale.

Mjekësia tradicionale e vendeve Arabe e përdor rrënjën e lulerradhiqes për të trajtuar hepatitin, për të forcuar kundërpërgjigjet e sistemit imunitar dhe kuruar infeksionet e traktit të sipërm të frymëmarrjes.

Lulerradhiqja është një bimë plot vlera që stimulon funksionet e stomakut dhe mëlçisë por edhe luan edhe rol diuretik duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga toksinat.

Rrënja e lulerradhiqes përdoret për trajtimin e problemeve të mëposhtme:

Çrregullimet me tretjen: Tretja problematike, gastriti dhe refluksi acidik.

Fshikëza e tëmthit: Parandalon formimin e gurëve dhe i shpërbën ato më shpejt.

Mushkëritë: Azma, bronshiti, infeksionet, kanceri dhe problemet me frymëmarrjen.

Mëlçia: Mosfunksionimi i mëlçisë, cirroza hepatike, kanceri.

Lëkura: Aknet, ekzema, psoriaza.

Inflamacioni: Kontraktimet muskulare, artriti, reumatizma.

Gjaku: Përmirëson dhe rregullon tensionin e gjakut, stimulon qarkullimin e tij.

Sytë: Përmirëson shikimin.

Përbërësit e hidhur të rrënjës së lulerradhiqes luajnë funksion të jashtëzakonshëm natyral kundër problemeve me tretjen përfshirë sindromën e zorrës së irrituar.

Ky artikull i AgroWeb.org ofron informacione të dobishme për përdorimin e rrënjës së lulerradhiqes për pastrimin e mëlçisë dhe luftën kundër kancerit.

Si Funksionon Lulerradhiqja në Pastrimin e Organizmit 

Rrënja e lulerradhiqes përmban një substancë të hidhur që quhet taraksacerinë e cila nxit rrjedhjet e tëmthit, që rrjedhimisht përshpejton pastrimin e mëlçisë nga toksinat.

Studimet e kryera tek brejtësit treguan se ekstraktet e rrënjës së lulerradhiqes kontribuojnë në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë të shkaktuara nga konsumi i alkoolit.

Për më tepër, ku ekstrakt ndihmon edhe në eliminimin e toksinave nga gjaku.

Si ta Konsumoni Lëngun e Rrënjës së Lulerradhiqes

Përdorni plot 20 rrënjë lulerradhiqesh. Sigurohuni që ato të jenë të padëmtuara.

Lajini dhe pastrojini mirë me ujë të bollshëm. Pritini në copa dhe hidhini në një shtrydhëse.

Si fillim konsumoni një lugë çaji në ditë dhe më pas rriteni dozën në 3 lugë gjelle në ditë.

Dozat janë në varësi të tolerancës së organizmit tuaj.

Lëngu në fjalë mund të jetë shumë i hidhur, por është pikërisht ky aspekt që e bën lulerradhiqen me të vërtetë magjike.

Mos u përpiqni të përdorni shtesa të tjera për të prishur shijen e hidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat