A rrezikohet fëmija nëse prindërit kanë të njëjtin grup gjaku?

Shëndetësia

A rrezikohet fëmija nëse prindërit kanë të njëjtin grup gjaku?

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 16:40
Foto Ilustrim

Kur të dy prindërit e kanë të njëjtin grup gjaku dhe të njëjtin faktor rhesus, nuk është shkak që fëmija të lindë me pasoja.

Të gjithë ne lindim me një grup të caktuar të gjakut, i cili mund të jetë A, B, AB ose O dhe ky grup i gjakut mund të jetë Rh pozitiv ose Rh negativ.

Sa i përket grupit të gjakut gjatë shtatzënisë nuk ka rëndësi cilin grup të gjakut e keni, por më me rëndësi është se shtatzëna a e ka grupin e gjakut Rh pozitiv apo Rh negativ. Për shembull, nëse gruaja e ka grupin e gjakut A Rh negativ, kurse burri i saj e ka grupin e gjakut A Rh pozitiv, atëherë ka mundësi që bebja ta ketë grupin e gjakut Rh pozitiv.

Nëse gjaku i nënës bie në kontakt me gjakun e bebes, atëherë nëna mund të krijojë kundërtrupa kundër qelizave të kuqe të gjakut Rh pozitive. Domethënë, sistemi imunitar i nënës i njeh si të huaja rruazat e kuqe të gjakut Rh pozitive.

Problemi mund të lind me shtatzëninë e ardhshme dhe jo gjatë shtatzënisë aktuale. Në këtë rast, kundërtrupat e nënës kalojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut të bebes dhe i shkatërrojnë rruazat e kuqe të gjakut.

Në raste shumë të rënda mund të ndodhë anemia hemolitike, dëmtimi i trurit bile edhe vdekja. Për këtë arsye grave shtatzëna të cilat kanë grupin e gjakut Rh negativ iu jepet imunoglobulina.

Përndryshe, mbi 70% prej nesh kanë grupin e gjakut O dhe A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat