Studim: Vitamina D ulë rrezikun e infektimit me Covid19

Shëndetësia

Studim: Vitamina D ulë rrezikun e infektimit me Covid19

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 16:48
Ilustrim

Pacientët me nivele të mjaftueshme të vitaminës D kanë më pak të ngjarë të preken nga koronavirusi, dhe ka më pak të ngjarë të vdesin prej tij. Dr Michael Holick, një ekspert i vitaminës D në SHBA, publikoi së fundmi një studim i cili zbuloi se nivelet e mira të vitaminës D mund të zvogëlojnë rrezikun e infektimit me Covid-19 me 54%.

Pacientët mbi 40 vjeç, që kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës D kishin më shumë se 51% më pak të ngjarë të vdisnin sesa pacientët që kishin mungesë të saj. Holick shtoi se vitamina mund të ndihmojë gjithashtu kundër viruseve të tjera që prekin traktin e sipërm respirator.

“Për shkak se mungesa dhe pamjaftueshmëria e vitaminës D është kaq e përhapur tek fëmijët dhe të rriturit, veçanërisht në muajt e dimrit, është e rëndësishme marrja e një shtese të vitaminës D për të zvogëluar rrezikun e infektimit dhe komplikacioneve nga Covid-19 .”, tha Holick.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat