Këta 3 përbërës mjaftojnë për të zbehur shenjat e hematomave

Shëndetësia

Këta 3 përbërës mjaftojnë për të zbehur shenjat e hematomave

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Të gjithëve na ka ndodhur që për shkak të shpejtësisë a mungesës së vëmendjes të përplasemi me tavolinën, derën apo mobilje të ndryshme.

Hematoma është shfaqje e lëndimit të vogël të enëve të gjakut të cilat gjenden nën sipërfaqe të lëkurës.

Nëse këto kapilare janë të dëmtuara, një sasi e vogël gjaku rrjedh dhe krijohet njolla blu mavi, e zezë apo ngjyrë vjollcë.

1. Vendosni sipër hematomës mish të pagatuar: Me siguri mund t’ju duket qesharake, por ky truk i vjetër i gjyshes funksionon gjithmonë. Mishi i gjallë ul mavijosjen e lëkurës dhe redukton gradualisht hematomën. Nëse nuk e besoni, nuk ju kushton asgjë ta provoni.

2. Uthull molle: Uthulla e mollës është një nga ata produkte çudibërës që  gjen përdorim pothuaj kudo, si për shembull në trajtimin e rënies së flokëve, zverdhjes së thonjve, pastrimit të shtëpisë etj.

Megjithatë ju mund ta përdorni edhe për të trajtuar njollat e hematomave në trup. Mjaftoni të lyeni një tampon pambuku me uthull molle dhe ta kaloni mbi lëkurë. Përveç se ndihmon në zhdukjen e tyre, përmirëson gjithashtu qarkullimin e gjakut.

3. Lëng limoni: Lëngu i limonit ka në përmbajtjen e tij acid citrik i cili eliminon njollat e ndryshme nga lëkura, përfshirë këtu edhe shenjat kafe si pasojë e ekspozimit të tepruar në diell, por edhe hematomat, transmeton living.al. I kombinuar me kripën e jonizuar, efekti i tij është akoma edhe më gjithëpërfshirës.

Shtypni një limon dhe lëngun e tij bashkojeni me dy lugë çaji kripë, masazhoni zonën ku keni hematoma dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat