Shurupi shtëpiak që do ju shëroj kollin dhe të ju pastroj mushkëritë

Shëndetësia

Shurupi shtëpiak që do ju shëroj kollin dhe të ju pastroj mushkëritë

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 11:47
foto ilustrim

Kolli është problemi më i madh gjatë dimrit.

Nëse shpesh keni kollë dhe mukus të tepërt, ky ilaç shtëpiak sigurisht që do t’ju bëjë mirë. Është i sigurt si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët, shkruan “HolisticLivingTips”.

Karrotat janë të pasura me antioksidantë, dhe ndihmon shumë personat diabetikët dhe ata që kanë hipertension. Gjithmonë zgjidhni lëngun e freskët të karotës në vend që të hani perime të papërpunuara, sepse lëngjet kanë një përqendrim më të lartë të lëndëve ushqyese.

Çfarë i bën karotat kaq të shkëlqyera për ju?

Rritja e imunitetit dhe shëndeti kardiovaskular
Ulja e kolesterolit
Parandalimi i kancerit
Lëkurë pa puçrra
Përmbajtje e lartë e vitaminave (këto vitamina janë të shkëlqyera për lëkurën tuaj!)
Niveli i lartë i kalciumit
Tretja e përmirësuar
Detoksifikimi

Receta e shurupit

Përbërësit:

karota

3-4 lugë mjaltë

ujë

Përgatitja:

Qëroni dhe preni karrotat në copa. I zieni deri sa të zbuten. Kulloni karotat dhe ruani lëngun në të cilin janë gatuar. I shtypni karrotat që të mbeteni me një lloj pureje.

Përziej 3-4 lugë mjaltë në ujin në të cilin ke gatuar karrotat, dhe më pas shto karrotat e shtypura. Ky është shurupi juaj i kollës i bërë në shtëpi. Ruajeni në vend të ftohtë.

Përdorimi:

Merrni 3-4 lugë të ilaçit. Ju duhet të ndiheni më mirë brenda një ose dy ditësh.

Kjo recetë e lashtë do t’ju ndihmojë të eleminoni atë mukus kokëfortë nga mushkëritë tuaja dhe të lehtësoni kollën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat