A mundet uji i ftohtë të mbajë një të dhënë për një kurë të humbjes së kujtesës?

Shëndetësia

A mundet uji i ftohtë të mbajë një të dhënë për një kurë të humbjes së kujtesës?

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Noti në ujë të ftohtë mund të mbrojë trurin nga sëmundjet degjenerative si humbja e kujtesës, kanë zbuluar studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit.

Një proteinë që krahasohet me një “goditje të ftohtë” është gjetur në gjakun e notarëve të rregullt të dimrit në Londër.

Proteina është treguar se ngadalëson fillimin e demencës (humbja e kujtesës) dhe madje riparon disa nga dëmet që shkakton tek minjtë.

Profesoreshë Giovanna Mallucci, e cila drejton Qendrën e Kërkimit të Demencias në Mbretërinë e Bashkuar në Universitetin e Kembrixhit, thotë se zbulimi mund t’i drejtojë studiuesit drejt trajtimeve të reja të ilaçeve të cilat mund të ndihmojnë në këtë çështje.

Kërkimi – megjithëse premtues – është në një fazë të hershme, por përqendrohet në aftësinë e letargjisë që të gjithë gjitarët mbajnë, e cila nxitet nga ekspozimi ndaj të ftohtit.

Studiuesit po kërkojnë mënyra të reja për të trajtuar gjendjen, pasi opsionet aktuale kanë vetëm ndikim të kufizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat