8 simptomat e lëkurës tek pacientët me coronavirus

Shëndetësia

8 simptomat e lëkurës tek pacientët me coronavirus

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:27
Foto Ilustrim

Gjersa pandemia vazhdon, çdo ditë e më shumë ne jemi duke kuptuar që CoViD-19 nuk afekton vetëm mushkëritë por edhe shumë pjesë tjera të trupit, ndër to edhe lëkurën.

Ne kemi parë raporte të simptomave të lëkurës, duke filluar nga “gishtërinjtë CoViD” deri tek humbja e flokëve, dhe lloje të ndryshme të skuqjeve. Disa simptoma të lëkurës shfaqen menjëherë pas infektimit, ndërsa disa të tjera shfaqen më vonë apo në raste ku sëmundja bëhet më e rëndë.

Shumica e këtyre simptomave largohet me kohë. Më poshtë keni të listuara disa nga këto simptoma, nga më të zakonshmet deri ato që shfaqen rrallë, por janë të rënda: Gunga të vogla dhe të kuqe të përhapura, të njohura si shpërthime makulopapulare.

Këto simptoma zakonisht shfaqen në raste kur infeksioni me coronavirusin e ri SARS-CoV-2 shkakton sëmundje më të rëndë me CoViD-19. Skuqja e të bardhëve të syve. Ky konjunktivit zakonisht ndodh gjatë fazave të vonshme të sëmundjes dhe në raste kur sëmundja është e rëndë.

“Gishtërinjtë CoViD”, një acarim dhe ënjtje e lëkurës së gishtërinjve të dorës apo këmbës. Lëkura në këto pjesë merë një ngjyrë të kuqe në të vjollce dhe shkakton dhimbje të mëdha. Këto simptoma zakonisht paraqiten në fazat e vona të sëmundjes dhe më së shpeshti paraqiten tek fëmijët me CoViD-19. Uritikaria është një skuqje e lëkurës që shkakton kruarje të mëdha. Skuqja zakonisht ka ngjyrë rozë apo të kuqe dhe shoqërohet me gunga. Zakonisht kjo simptomë largohet plotësisht brenda 10 dite. Ndodh në të njëjtën kohë që paraqiten edhe simptomat e tjera.

Shpërthimet vezikulare janë mikro-fshikëza të vogla të mbushura me lëng që mund të shfaqen gjatë fazave të hershme të sëmundjes por edhe më vonë, shumicën e kohës në duar. Pacientët e moshës së mesme janë ata që vuajnë më së shpeshti nga kjo simptomë. Këto mikro-fshikëza zakonisht largohen brenda një periudhe 10 ditore.

Livedo reticularis zakonisht paraqitet tek pacientët më të vjetër që kanë zhvilluar raste më të rënda të CoViD-19. Kjo mendohet që ndodh për shkak të bllokimeve të enëve të gjakut që shkaktohen nga reagimi imunitar i trupit ndaj virusit. Skuqje e shoqëruar me sindromën inflamatore multisistematike tek fëmijët apo MIS-C.

Këto sindroma janë komplikime të rralla që mund të ndodhin deri në tre muaj pasi që fëmija ka pasur CoViD-19 dhe shkakton inflamacion të enëve të gjakut dhe zemrës, duke rezultuar në mpiksje të gjakut dhe simptoma të shokut. Humbja e flokëve po ndodh tek shumë pacientë me raste të rënda të CoViD-19. Kjo ndodh pasi që trupi ndalon aktivitetet e panevojshme në kohë stresi. Nëse keni nivele normale të hekurit në gjak, flokët do ju rriten përsëri.

Çka është duke i shkaktuar këto simptoma? Disa nga këto simptoma të lëkurës që po përjetojnë pacientët me CoViD-19 nuk shkaktohen nga vetë virusi, por nga përgjigjja e sistemit imunitar të trupit ndaj virusit. Disa studime sugjerojnë që shumica nga këto simptoma mund të shkaktohen nga mbi-aktivizimi i një pjese të sistemit imunitar të njohur si përgjigja “plotësuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat