Masat e reja anti-Covid, Çela: Kjo qeveri duhej rrëzuar

Shëndetësia

Masat e reja anti-Covid, Çela: Kjo qeveri duhej rrëzuar

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 23:38
Albi Çela:

Albi Çela, nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë, në një lidhje direkte për emisonin “Tempora” në RTV Ora, është shprehur se, që me nisjen e pandemisë, aktet normative të qeverisë synojnë të frikësojnë qytetarët.

Çela u shpreh se me masat e fundit anti-Covid të qeverisë, kjo e fundit duhej rrëzuar.

Albi Çela: Kjo nisi që me fillimin e pandemisë dhe unë bëra një parashikim timin që kjo do të shkojë më keq. Ok, çdo qeveri ka të drejtë të kufizojë të drejtat e njeriut, deri në një farë mase sigurisht.

Që kur sheh aktin normativ të 15 marsit, pika 3 ose pika 2, nuk e mbaj mend mirë, thotë se organizatori i çdo proteste gjobitet me 5 milionë lekë të reja. Që këtu e kupton çfarë mund të bëjë kjo qeveri. Gjoba është joproporcionale. Nuk besoj se është aplikuar por i bën njerëzit të stepen.

Hapin e parë qeveria e mori me Teatrin. E pamë çfarë u bë. Ishte hapi i parë për ti futur frikën popullit. E pamë çfarë ndodhi me protestën për lumenjtë, e pamë çfarë ndodhi me naftëtarët, e pamë edhe çfarë ndodhi sot. E gjitha kjo është një kalvar, zinxhir, që qeveria po mundohet të trembë popullin.

Me këto masat e fundit që mori qeveria, unë besoj duhej të hidhej poshtë. Të lejosh njerëzit të shkojnë në lokale, këtej andej, të heqësh maskën, ti thuash njerëzve mbaj maskën në rrugë dhe të bësh Asamblenë e PS para dy javësh! Nuk ka asnjë dallim mes atij tubimi dhe çdo proteste që bëhet para kryeministrisë”.

Sipas tij, në një vend si Shqipëria, jo vota, por tubimet, e drejta e fjalës, protestat janë ato që bëjnë ndryshimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat