Vaji i kanabisit mund të shërojë pasojat e koronavirusit në mushkëri

Shëndetësia

Vaji i kanabisit mund të shërojë pasojat e koronavirusit në mushkëri

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:05
foto ilustrim

Studiuesit nga Kolegji Dentar i Gjeorgjisë në SH.B.A. thonë se përbërja e vajit të kanabisit mund të ndihmojë në zvogëlimin e pasojave nga koronavirusi duke ulur inflamacionin.

Trupi i pacientëve me Covid-19 fillon të sulmojë qelizat dhe indet e tij, në vend se të luftojë virusin.

Ata erdhën në përfundim se kanabidiol, ose CBD i cili është një përbërës në kanabis e ndalon këtë, raporton “DailyStar”.

Studiuesit nga Kolegji Dentar i Gjeorgjisë në SHBA treguan që nivelet e apelinës në gjak rriten 20 herë kur pacientëve u është dhënë CBD.

Dr. Jack Yu, nga Kolegji Mjekësor i Gjeorgjisë, tha se CBD pothuajse e ktheu atë në një nivel normal.

Ekipi më parë zbuloi se CBD mund të përmirësojë nivelet e oksigjenit dhe të zvogëlojë inflamacionin e mushkërive në pacientët me koronavirus.

Shkencëtarët e Universitetit të Karolinës së Jugut thanë se tetrahidrokannaboli (THC), një nga përbërësit kryesorë në kanabis, mund të ndihmojë.

Ata shpjeguan se mund të zvogëlojë inflamacionin në mushkëri, i njohur si sindroma akute e distresit respirator (ARDS).

Ekipi testoi efektet e THC tek minjtë me sindromën.

Në 100% të rasteve, THC ndaloi inflamacionin e mushkërive, duke ngadalësuar lirimin e proteinave të citokinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat