Dobësim i dëgjimit, skuqje- disa nga simptomat më të rralla të koronavirusit

Shëndetësia

Dobësim i dëgjimit, skuqje- disa nga simptomat më të rralla të koronavirusit

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Kollitja, temperatura dhe vështirësi në frymëmarrje janë disa nga simptomat me të shpeshta të Covid-19, për të cilat të gjithë kemi dëgjuar. Mirëpo, ekzistojnë edhe disa simptoma të tjera mjaft të rralla, të cilat paraqiten tek disa pacientë të hospitalizuar.

Disa nga këto simptoma janë:

Rënia e flokëve– edhe pse ende nuk dihet arsyeja, humbja e flokëve është shfaqur tek shumë pacientë me Covid-19. Në bazë të disa studimeve, rënia e flokëve mund të jetë e lidhur me nivelin e stresit në trup.

Skuqja e syve– skuqja e syve është shenjë e një infeksioni bakteral apo viral në membranat, që e rrethojnë syrin. Kjo shenjë shfaqet shumë rrallë dhe shoqërohet edhe me enjtje të venave dhe lotim të syve.

Konfuzion– Sipas Mayo Clinic, pacientët me të vjetër me Covid-19 mund të bëhen konfuzë apo të përjetojnë çorientim. Kjo shenjë është mjaft e shpeshtë tek rastet me infeksion viral apo bakteral.

Shqetësime të stomakut– sëmundja Covid-19 është e shkaktuar nga një virus, që sulmon mushkëritë. Mirëpo, hulumtuesit kanë gjetur se ky virus mund të sulmoj edhe sisteme të tjera organesh, siç është sistemi tretës, kështu disa persona me Covid-19 mund të përjetojnë diarre apo vjellje, përpara se simptomat e virusit të fillojnë të zhvillohen.  

Humbje e dëgjimit- edhe pse jo shumë e shpeshtë, kjo simptomë është vërejtur tek disa persona. Një hulumtim i bërë në Britani të Madhe ka gjetur se një në 10 persona, të diagnostikuar me koronavirus kanë raportuar se kanë përjetuar edhe dobësim të dëgjimit.

Koagulim të gjakut– sipas një studimi të bërë nga shkencëtarë evropianë, një në tre persona të hospitalizuar me Covid-19 mund të kenë probleme edhe me trashjen e gjakut. Si pasojë ata janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Lexo Edhe:

Gripi sezonal, shqetësim i madh për fëmijët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat