Pesë arsyet pse duart e juaja qëndrojnë gjithmonë të ftohta

Shëndetësia

Pesë arsyet pse duart e juaja qëndrojnë gjithmonë të ftohta

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Tek disa njerëz, ulja e temperaturave nuk është e vetmja gjë që i shkakton duar të ftohta, pasi ashtu gjatë gjithë vitit duart e tyre qëndrojnë ashtu- të ftohta.

Duart gjithmonë të ftohta, vijnë si pasojë e disa shkaqeve, të cilat i gjeni të renditura më poshtë:

1. Qarkullimi jo i mirë i gjakut

Një nga shkaqet kryesore është qarkullimi jo siç duhet i gjakut. Diçka e tillë mund të jetë gjenetike, por duhet parë pasi është shenjë e problemeve të tjera përfshi këtu diabetin apo obezitetin. Në disa raste, trupi ul nivelin e qarkullimit të gjakut në pjesë si duar, për të lejuar qarkullimin e mirë të tij në organe si truri apo mushkëritë, si organe me funksione jetike të trupit.

2. Stresi mund të shkaktojë duart të ftohta

Duart e ftohta tek disa njerëz vijnë si pasojë e stresit apo ankthit që përjetojnë. Këto ngjarje manifestohen në mënyra të ndryshme fizike dhe ftohja e duarve është një prej tyre.

3. Duhani dhe alkooli është një tjetër shkak

Duhanpirja mund të shkaktojë ftohje të duarve duke qenë se ngushton enët e gjakut, kurse alkooli i zgjeron ato duke bërë që qarkullimi i gjakut të ngadalësohet.

4. Niveli i lartë i kolesterolit

Edhe niveli i lartë i kolesterolit ndikon tek qarkullimi i gjakut, gjë e cila nëse nuk mbahet nën kontroll apo kurohet mund të shkaktojë probleme kardiake dhe disa nga simptomat kryesore janë mpirja ose ftohtësia e gjymtyrëve.

5. Mungesa e vitaminave

Mungesa e vitaminës B12 mund t’ju shkaktojë ndjesinë e duarve apo këmbëve të ftohta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat