Shenjë e re, paralajmëruese për infeksionin Sars-Cov-2: Një lëkurë e përflakur në këto zona

Shëndetësia

Shenjë e re, paralajmëruese për infeksionin Sars-Cov-2: Një lëkurë e përflakur në këto zona

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 10:45
Ilustrim

Studiuesit nga ‘Kings College London’ zbuluan se 8.8 përqind e njerëzve që testuan të jenë pozitive ndaj Covidit, kishin përjetuar një skuqje të lëkurës si pjesë e simptomave të tyre të përgjithshme.

Për të hulumtuar më tej, ekipi krijoi një sondazh të veçantë në internet, duke mbledhur imazhe dhe informacione nga gati 12,000 njerëz me skuqje të lëkurës dhe të dyshuar ose të konfirmuar me sëmundjen infektive shkruan Express.co.uk.

Studimi i simptomave Covid gjithashtu zbuloi se këto skuqje të lëkurës mund të ndahen në tre kategori, duke përfshirë:

–  Skuqje të tipit koshere (urtikarie) që është një pamje e papritur e gungave të ngritura në lëkurë të cilat vijnë e shkojnë shumë shpejt me kalimin e orëve dhe zakonisht shkaktojnë kruarje të madhe.

Mund të përfshijë çdo pjesë të trupit dhe shpesh fillojnë me kruajtje intensive të pëllëmbëve ose thembra dhe mund të shkaktojë ënjtje të buzëve dhe qepallave.

-‘ Puçërrosje me gjemba’, manifestohet me gunga të vogla të kuqe të kruara që mund të ndodhin kudo në trup, por veçanërisht bërryla dhe gjunjë, si dhe pjesa e pasme e duarve dhe këmbëve. Kjo skuqje mund të vazhdojë për ditë ose javë.

– Gishtat dhe gishtrinjët të përflakur, të cilët mund të jenë të lënduar por jo zakonisht kruajtës. Ky lloj skuqjeje është më specifik për Covid-19 dhe është më i zakonshëm tek njerëzit më të rinj.

“Ky është një model i zakonshëm i parë në infeksionet virale me një skuqje simetrike që përfshin njolla të shumta të kuqërremta ose gunga mbi trup,” tha Shoqata Britanike e Dermatologëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat