Zbulohet një organ i panjohur deri më tani në kokën tonë

Shëndetësia

Zbulohet një organ i panjohur deri më tani në kokën tonë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 20:51
foto ilustrim

Okologjistët e Institutit Holandez të Kancerit u surprizuan edhe vetë nga zbulimi aksidental që bënë.

Ky organ në kokën tonë u zbulua gjatë përdorimit të një lloji të ri të skanimit, që po përdoret tek personat me kancer në zonën e kokës dhe qafës.

Ata po përdornin tomografi me rrezatim pozitroni për të gjurmuar shpërndarjen e kancerit të prostatës nëpër trup, kur ata vrenjtën një ndriçim në skanime, që shkaktohet nga një glukozë radioaktive që injektohet tek pacientët për të identifikuar tumore.

Dy zona në kokën e të gjithë pacientëve ndriçoheshin, prandaj ata testuan këtë tek 100 persona dhe të gjithë kishin të njëjtin rezultat.

Zbulimi emocionues është një grup i gjëndrave të pështymës – kryesisht gjëndra mukoze me kanale të shumta kulluese – të vendosura në pjesën e pasme të nazofaringut.

Këto gjëndra u quajtën gjëndra tubariale.

Besohet se këto gjëndra mund të shkaktojnë probleme tek disa pacient që janë duke u trajtuar me rrezatim, duke shkaktuar vështirësi në gëlltitje.

Sa më shumë që këto gjëndra i ekspozohen rrezatimit, aq më shumë pasoja ka pacienti. Zbulimi i këtyre gjëndrave mund të përmirësoj trajtimin e kancerit, sepse pacientët do të kenë më pak vështirësi në të ngrënë, të pirë ose të folur pas trajtimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat