Çfarë ndodh me trupin nëse merrni uthull molle çdo ditë

Shëndetësia

Çfarë ndodh me trupin nëse merrni uthull molle çdo ditë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 10:03
Foto Ilustrim

Përveç përdorimeve në kuzhinë, uthulla e mollës ka një sërë efektesh pozitive në shëndet. Shija dhe aroma e uthullës së mollës mund të përbëjnë një faktor pengues për përfitimin e vlerave të këtij produkti.

Por pavarësisht aromës dhe shijes, uthulla e mollës përshkruhet si burimi i rinisë së përjetshme. Studime të ndryshme, konfirmojnë se pirja çdo ditë e këtij lëngu sjell shumë të mira për trupin dhe organizmin.

Ja disa prej dobive që i sjell organizmit përdorimi i përditshëm i uthullës së mollës:

-Uljen e kolesterolit

-Rënien në peshë

-Përmirësimin e tretjes

-Ndalimin e rënies së flokëve etj.

Sipas një kërkimi studimor të botuar në revistën “Bioscience”, grupi kërkimor zbuloi se pjesëmarrësit që konsumoan një lugë të vogël më uthull molle në mëngjes gjatë një periudhe 12-javore humbi shumë kilogram.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat