Supë për mëngjes? Ja pse duhet ta konsumoni

Shëndetësia

Supë për mëngjes? Ja pse duhet ta konsumoni

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 10:19
Foto Ilustrim

Asgjë nuk krahasohet me një pjatë supë të mirë. Zgjidhni perimet që ju pëlqejnë dhe bëni një ushqim shumë të shijshëm për vetën dhe familjen tuaj.

Supat duhet të zënë një vend të veçantë në tryezën tuaj për të filluar një drekë apo darkë të shijshme dhe po ashtu janë shumë ushqyese. Ato nuk janë thjeshtë të shpejta, të lehta dhe ngrohëse, ato janë gjithashtu mjaft shëruese kur përgatiten në mënyrën e duhur.

Një pjate e përzemërt me supë nuk duhet të rezervohet vetëm për drekë dhe darkë. Supat e mëngjesit po konsumohen kudo, dhe këto shije botërore do t’i kthejnë mëngjeset e juaja në mëngjes energjik për të filluar një ditë të mbare me njërën nga supat e brendit të njohur italian Coop.

Coop na ofron supa të prodhuara sipas teknologjive më moderne, duke filluar nga lëndët e para të zgjedhura dhe të përpunuara me kujdes. Kjo i lejon të ofrojnë receta që përmirësojnë aromën origjinale të përbërësve pa glutamate monosodium dhe pa vaj palme. Shijen e tyre fantastike mund ta keni gati vetëm për 5 minuta.

Po ashtu një supë e tillë cilësore që mund ta përgatitni shumë shpejtë është edhe supa me pasta dhe fasule, e cila përgatitet për 10 minuta në tigan dhe na ofron shumë vlera ushqyese për organizmin tonë sepse fasulja është burim i proteinave.

Për t’i dhuruar vetës vitaminat e nevojshme për organizmin tonë përgatitni një supe me perime të ngrira Coop, e cila përmban patate, karrota, fasule, domate, kungull të njomë, lakër soje, fasule jeshile, bizele, spinaq, majdanoz, brozilok dhe hudhër. Një mirësi të tillë mund ta keni gati për 20 minuta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat