A mund larja e gojës të largojë koronavirusin?

Shëndetësia

A mund larja e gojës të largojë koronavirusin?

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:52
Foto Ilustrim

Një studim i ri po qarkullon se disa larës të gojës mund të kenë aftësinë të inaktivojnë koronavirusët te njerëzit.

Rezultatet tregojnë se disa prej këtyre produkteve mund të jenë të dobishëm për zvogëlimin e ngarkesës virale, ose sasisë së virusit në gojë pas infektimit dhe mund të ndihmojnë në zvogëlimin e përhapjes së SARS-CoV-2, koronavirusit që shkakton COVID-19.

Një grup mjekësh dhe shkencëtarësh në Penn State College of Medicine testuan disa shpëlarës oral dhe nazofaringeale në një mjedis laboratorik për aftësinë e tyre për të inaktivuar koronavirusët njerëzorë, të cilët janë të ngjashëm në strukturë me SARS-CoV-2.

Produktet e vlerësuara përfshijnë një solucion 1% të shamponit për fëmijë, pastrues të gojës me peroksid dhe larës të gojës.

Studiuesit zbuluan se disa nga shpëlarjet e hundës dhe të gojës kishin një aftësi të fortë për të neutralizuar koronavirusin njerëzor, gjë që sugjeron që këto produkte mund të kenë potencialin për të zvogëluar sasinë e virusit të përhapur nga njerëzit që janë COVID-19-pozitivë.

Ekipi përdori një provë për të kopjuar ndërveprimin e virusit në zgavrat e hundës dhe gojës me shpëlarjet dhe larësit e gojës. Pretendimi i studimit është se larja e gojës do të ndalojë njerëzit që e kanë koronavirusin ta kalojnë sa më shpejt.

Virusi i përdorur në studim nuk ishte COVID-19. Ishte një virus i përafërt. Larja e gojës është e shkëlqyeshme për shëndetin oral. Është e shkëlqyeshme për dhëmbët, mishrat e dhëmbëve dhe higjienën e dhëmbëve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat