E provuar: Qe sa shanse kanë fëmijët për t’u infektuar me koronavirus

Shëndetësia

E provuar: Qe sa shanse kanë fëmijët për t’u infektuar me koronavirus

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Një studim nga Kolegji Mbretëror Britanik provoi atë që dinim…

Fëmijët kanë 44% më pak të ngjarë të infektohen me coronavirus sesa të rriturit, sipas një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh i udhëhequr nga presidenti i Kolegjit Mbretëror Britanik të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve.

Hulumtimi u drejtua nga Russell Viner.

Ekipi i shkencëtarëve ka nxjerrë një përfundim të tillë në bazë të analizës së 32 studimeve, ndërsa e dhëna ka të bëjë me fëmijët dhe adoleshentët më të rinj se 20 vjeç, shkruan Reuters.

Në hulumtim theksohet që ekziston evidenca preliminare, që fëmijët më të rinj se 10 deri në 14 vjeç kanë më pak shanse të infektohen SARS-KoV-2 se të rriturit, si edhe që adoleshentët e ekspozuar kanë gjasa përafërsisht të njëjta si edhe të rriturit.

Autorët e studimit pranojnë, se si edhe më parë ka shumë pyetje të pasqaruara në varësi të rolit të fëmijëve dhe të rinjve për pandeminë dhe se rezultatet e tyre do të ndezin debat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat