Si ta dalloni gripin sezonal, nga simptomat e koronavirusit

Shëndetësia

Si ta dalloni gripin sezonal, nga simptomat e koronavirusit

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Sezoni i vjeshtës do të jetë problematik kudo në botë për shkak të gripit sezonal dhe pandemisë që ka përfshirë botën prej disa muajsh.

Megjithatë, disa këshilla mund t’ju ndihmojnë që ta dalloni gripin sezonal nga infektimi me Covid-19.

Të dy infeksionet rezultojnë me një kollë dhe ethe, si edhe një ndjenjë të përgjithshme të dobësisë.

Dhimbja e fytit, dhimbja e kokës, dhimbja e muskujve, rrjedhja e hundëve janë më të zakonshme te njerëzit me gripin sezonal, ndërsa humbja e nuhatjes dhe shijes është tipike te njerëzit që janë pozitivë me Covid-19.

Mjekët sygjerojnë që në momentin e parë që ndiheni keq me shëndetin ta vizitoni qendrën më të afërt mjekësore për të marrë masat e para parandaluese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat