A e nxit stresi sëmundjen e diabetit?

Shëndetësia

A e nxit stresi sëmundjen e diabetit?

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Diabeti është një nga sëmundjet më të shpeshta në botë. Prevelanca e kësaj sëmundje është rritur frikshëm nga 4.7% në vitin 1980 në 8.5% në vitin 2014 dhe për fat të keq vazhdon të rritet.

Diabeti është një nga shkaktarët kryesorë të verbërisë, problemeve me veshka, sulme në zemër, isshmemia dhe amputimi i gjymtyrëve.

Diabeti është një sëmundje e trashëgueshme, por ai shkaktohet edhe nga zgjedhjet e gabuara të stilit të jetesës. Këtu përfshihet ushqyerja e keqe, duhani dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Një studim i fundit tregon se edhe stresi psikologjik është një shkaktar tjetër i diabetit. Stresi kronik është fajtor për prishjen e ekuilibrave të organizmit duke e bërë atë më të brishtë ndaj sëmundjeve.

Studimet konfirmojnë se njerëzit, të cilët stresohen vazhdimisht në punë ose janë emocionalisht të stresuar kanë më shumë gjasa të preken nga diabeti. Si rezultat, stresi nxit vese dhe probleme me konsumimin e lartë të ushqimeve të shpeshta dhe pijeve energjike, të cilat janë të varfër me ushqyesit e nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat