Mes birrës dhe verës: Cilën është më mirë të zgjidhni

Shëndetësia

Mes birrës dhe verës: Cilën është më mirë të zgjidhni

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 17:11
foto ilustrim

Mes qindra pijeve që ndodhen në botë, birra dhe vera kanë qenë gjithmonë në krye të listës duke konkurruar fuqishëm me njëra-tjetrën. Pavarësisht shijeve personale të gjithkujt, si vera ashtu dhe birra ndikojnë ndjeshëm në shëndetin tonë, por si?

Cila na bie më shpejt në kokë?

Gjysëm litri birrë dhe një gotë mesatare vere përmbajnë të dyja të njejtën sasi alkooli, 16-24 gramë. Megjithatë, dehja lidhet me sasinë e alkoolit që kalon në gjak dhe shpejtësinë me të cilën kjo ndodh. Këto varen nga lloji i pijes alkoolike që konsumojmë.

Cila na shëndosh më shumë?

Alkooli mban në vetvete shumë kalori, pa llogaritur gjithë sheqernat që u shtohen pijeve alkoolike për t’u dhënë më shumë shije. Një gjysmë litri birrë përmban 180 kalori, pra 50% më shumë sesa një gotë verë, çka natyrisht ndikon në shtimin e peshës.

Gjithsesi, për ata që pinë një herë në sa kohë, nuk duket të shkaktojë ndonjë ndryshim. Dhe në fakt, sipas një studimi të fundit, duket se vera dhe birra nuk kanë ndikim të shpejtë në peshë, të paktën jo gjatë 10 javëve të para.

Cila na deh më keq?

Edhe pse janë përpjekur, shkencëtarëve u duhet të punojnë ende për të zbuluar çfarë e shkakton ‘dehjen e keqe’, atë që na jep të përziera dhe dhimbje të tmerrshme koke. Megjithatë janë disa hipoteza lidhur me këtë, dhe dehidratimi duket shpjegimi më i kënaqshëm. Alkooli bën që trupi ynë të nxjerrë jashtë më tepër lëngje sesa marrim.

Një tjetër shpjegim mund të lidhet edhe me produktet që i shtohen pijeve alkoolike për t’u dhënë më shumë shije dhe aromë, e ato nxisin krijimin e toksinave në trup, që shkaktojnë dhimbje koke dhe të përziera. Deri më tani, janë pijet e errëta ato që duket të shkaktojnë dehje të keqe. Por ndërsa vodka e kuqe na bie më keq në kokë se vodka e bardhë, vera e kuqe dhe vera e bardhë apo llojet e ndryshme të birrës, nuk duket të kenë ndonjë ndryshim të madh.

Cila ka më shumë pasoja shëndetësore?

Na është thënë shpesh se një gotë verë në ditë i bën mirë organizmit duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë dhe diabeteve. Vera, sidomos e kuqja, përmban disa substanca kimike të quajtura ‘polipenole’ të cilat luftojnë kimikatet e dëmshme brenda trupit.

Ndërsa birra, siç e dimë nuk njihet për ndonjë veti kuruese, megjithëse edhe ajo përmban disa polipenole dhe ka edhe ajo disa ndikime pozitive të ngjashme me ato të verës së bardhë por gjithsesi shumë më të pakta se dobitë e verës së bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat