Çka është perimenopauza?

Shëndetësia

Çka është perimenopauza?

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 19:01
foto ilustrim

Cilat janë shenjat e perimenopauzës dhe si duhet t’i presim ato.

Perimenopauza është faza para menopauzës që zakonisht femrat në të 40-at e fillojnë, shkruan “Health.Harvard”.

Simptomat e saj zakonisht janë çrregullimet në cikël, gjakderdhja më e madhe se përpara, ndryshime hormonale etj.

Në këtë fazë dhe plakja më e shpejtë fillon.

Është e njohur se në këtë fazë shumë femra kanë probleme me gjumin, zgjohen lehtë, nuk mund të flenë dhe shohin më shumë ëndrra.

Gjithashtu paqëndrueshmëria emocionale është karakteristikë shumë e theksuar. Ndryshimet në disponimin e femrave në perimenopauzë janë të paparashikueshme.

Hyrja e  ekuilibruar në perimenopauzë do ta bëjë edhe hyrjen në menopauzë më të lehtë, prandaj është me rëndësi të kujdeseni për shëndetin tuaj psikik dhe fizik kur vëreni shenjat e para. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat