Maska që e vret virusin në kontaktin e parë

Shëndetësia

Maska që e vret virusin në kontaktin e parë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Shkencëtarët e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT) po punojnë në krijimin e një maske që mund ta vras virusin Covid-19.

Studiuesit besojnë që kjo maskë e re me nxehje do të mund ta vras koronavirusin dhe do i lejoj bartësit që të konsumojnë ajër steril, shkruan “Independent".

Inxhinierët e MIT, kanë filluar të punojnë në një prototip të maskës që do të nxehet nga një rrjetë bronzi.

Kjo maskë nuk do ketë për qëllim që të mos lejoj virusin të kaloj përtej, ajo do e lejoj brenda, por do e ngadalësoj dhe do e bëjë joaktiv.

Kjo akoma nuk është testuar as në fazat fillestare, por ideja bazike është publikuar.

Testimet e prototipave do të fillojnë së shpejti.

E mira tjetër e këtyre maskave është se pas përdorimit ato s’kanë nevojë të hidhen, sepse ato e vrasin virusin, pra virusi nuk do të mbetet në maskë.

Maskat do të jenë të mbështjellura më një material izolues për nxehtësi, në mënyrë që përdoruesi të mos e ndjejë nxehtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat