A ndikon trajtimi kirurgjikal i varikoçelës në rritjen e fertilitetit tek meshkujt infertilë?

Shëndetësia

A ndikon trajtimi kirurgjikal i varikoçelës në rritjen e fertilitetit tek meshkujt infertilë?

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 16:36
Foto Ilustrim

Me shumë probabilitet nuk ka ndonjë vlerë! Megjithatë debatet janë të shumta në këtë pikë. Të operohet varikoçela apo të mos operohet dhe të kalohet në teknikat artificiale të riprodhimit (IVF)

Për shumë vite është menduar se trajtimi kirurgjikal i varikoçelës mund të rrisë shanset e meshkujve infertilë për tu bërë fertilë.
Studimet kanë treguar se, pas trajtimit kirurgjikal, analiza e spermës shpesh herë përmirësohet.

Kjo ka qenë edhe arsyeja pse është menduar se trajtimi kirurgjikal mund të përmirësonte edhe fertilitetin.Megjithatë studimet e fundit nuk kanë treguar ndonjë provë të fortë bindëse se trajtimi kirurgjikal i varikoçelës ndikon në rritjen e fertilitetit tek meshkujt infertilë.

Duke qenë se përfitimet janë minimale, trajtimi kirurgjikal duhet të vlerësohet në varësi edhe të tabllosë së përgjithshme të çiftit infertil.
Në rastet kur kemi një interval të gjatë infertiliteti (3 – 5 vite), shumica e rekomandimeve do të jenë në favor të teknikave artificiale të riprodhimit (Fertilizim In Vitro)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat