A mund të kenë alergji foshnjat nga qumështi i nënës?

Shëndetësia

A mund të kenë alergji foshnjat nga qumështi i nënës?

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 14:58
Foto Ilustrim

Qumështi i nënës përfaqëson një ushqim të quajtur specifik dhe të projektuar nga natyra për të dhënë zhvillimin më të mirë për një specie. Është i pazëvendësueshëm për fëmijët dhe përmban faktorë mbrojtjeje imuniteti dhe proteina ushqyese.

Këto proteina merren nga nëna përmes dietës ushqimore, kalojnë në qumështin e saj të izoluar ose të veshur me antitrupa specifikë.

Objektivi është që ta ekspozojë fëmijën me proteinat më të zakonshme për mjedisin ku jeton duke lehtësuar kështu zhvillimin e tolerancës kundrejt tyre. Bëhet fjalë për një proces të të mësuarit të një përgjigjeje imunologjike të duhur të udhëhequr nga qumështi i nënës.

Në disa rrethana një proces i tillë ka ndonjë gabim dhe mund të zhvillojë edhe ndonjë reaksion ndaj një gjurme proteine ushqyese që ndodhet në qumështin e nënës. Kjo mund të verifikohet sidomos nëse fëmijët janë të prirur gjenetikisht, pasi prindërit mund të jenë të dy alergjikë dhe me simptoma të rëndësishme apo kur edhe një vëlla apo motër ka simptoma alergjie.

Kur një fëmijë ka simptoma alergjia gjatë ushqyerjes me gji është e përshtatshme që nëna të përdorë një dietë përjashtimi të ushqimeve të dyshuara për një periudhë 10-21 ditë.

Megjithatë, është thelbësore që një dietë e tillë të ketë në përmbajtje të saj kalori të mjaftueshme, varietet ushqimor dhe kalcium dhe të rekomandohet nga një dietolog me përvojë në këtë fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat