FDA ka krijuar një barë kundër sëmundjes së Alzheimer për herë të parë në 20 vitet e fundit

Shëndetësia

FDA ka krijuar një barë kundër sëmundjes së Alzheimer për herë të parë në 20 vitet e fundit

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Të mërkurën për herë të parë në 20 vitet e fundit u aprovua një barë që ndihmon në trajtimin e sëmundjes së Alzheimer.

Administrata e ushqimit dhe barërave (FDA) e aprovoi barin të mërkurën

Ky barë ka kaluar testimin si efektiv për trajtimin e sëmundjes së Alzheimer, sëmundje e cila prekë shumë persona në moshë më të vjetër

Përdorimi i barit mund të filloi që në mars dhe për të gjithë pacientët me Alzheimer ky është një lajm i mrekullueshëm sepse sëmundje e tyre është cilësuar deri tani si e pashërueshme.

Deri më tani testimet kanë rezultuar në përmirësime deri në 40% tek pacientët, por testime të mëtutjeshme nevojiten akoma.

Mendohet se deri në vitin 2025, shitjet e këtij bari do të kenë arritur shifrën prej 5.3 miliardë dollarë.

Zbuluesit mendojnë se bari është gati për të filluar përdorimin dhe se testimet e mëtutjeshme mund të ngadalësojnë procesin e shërimit tek shumë pacient.

Mirëpo testuesit thonë se ata duhet të sigurohen në efektshmërinë dhe efikasitetin e barit para se ai të aprovohet, në mënyrë që të shmangin komplikimet e mundshme tek pacientët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat