Nëse doni të jetoni më gjatë, hani ushqime djegëse

Shëndetësia

Nëse doni të jetoni më gjatë, hani ushqime djegëse

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Kërkimet e reja kanë sjell në përfundim se personat që parapëlqejnë të konsumojnë ushqime djegëse jetojnë më gjatë.

Preferencat tuaja të ushqimit, me sa duket mund të ua zgjasin jetën.

Personat që kanë vazhdimisht ushqime me speca djegës zvogëlojnë dukshëm rrezikun e vdekjes nga sëmundje të zemrës ose kanceri

Ky fakt është vërtetuar duke përdorur rreth 570 mijë persona si referencë për studim.

Image

Krahasuar me personat që nuk hanë djegës fare, personat që hanë shumë speca djegës kanë 26% më pak probleme kardiovaskulare dhe 23% me pak gjasë të sëmuren nga kanceri.

Ata gjithashtu thonë se këto kërkime duken mjaftë bindëse, por mos filloni të gllabëroni specat djegës menjëherë, por mund të provoni t’i fusni në ushqimin tuaj të përditshëm në sasi pak më të shumta se përpara.

Studiuesit thonë se personat e përfshirë në studim kanë ngrënë sasi të ndryshme dhe lloje të ndryshme të specave djegës, prandaj ata do të përpiqen të kuptojnë se cilët prej tyre janë më efikas dhe të dobishëm për shëndetin tuaj.

Ata shpresojnë që një përgjigje e saktë dhe definitive do të bëhet e ditur për të gjithë ne në një ditë sa më të afërt, por deri atëherë, ju mund të filloni me përdorimin e specave djegës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat