Shumë nishane në trup, si të dalloni rastet kur paraqesin rrezik

Shëndetësia

Shumë nishane në trup, si të dalloni rastet kur paraqesin rrezik

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 16:05
Foto Ilustrim

Të pasurit e shumë nishaneve në lëkurë shihet si një faktor risku për t’u prekur nga sëmundjet malinje të lëkurës. Kjo veçanërisht në rastet kur kujdesi për këto nishane është i ulët gjatë ditëve të nxehta. Specialistët e shëndetit publik sqarojnë se duhet bërë shumë kujdes nga rrezet e diellit, pasi qëndrimi për një kohë të gjatë dhe pa mbrojtje, mund të bëhet shkak të transformimin e nishaneve në tumor të lëkurës, ku një ndër format më të përhapura është melanoma. Nga kjo sëmundje preken të gjithë, madje edhe fëmijët në rast se nuk tregohet kujdes. Specialistja e departamentit të promocionit në Institutin e Shëndetit Publik. 

”Edhe një episod i vetëm i djegies së keqe nga dielli, sidomos në fëmijëri, mund të jetë i mjaftueshëm për të shkaktuar dëme, të cilat më vonë zhvillojnë kancerin e lëkurës, që është lloji më i zakonshëm i kancerit në mbarë botën. Por, melanoma është një nga llojet më të rënda, është forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës dhe është në rritje. Melanoma përbën formën më malinje të nishaneve dhe zhvillohet nga qelizat e lëkurës që prodhojnë melaninë. Melanomat janë të lidhura me ekspozimin në diell për një kohë të gjatë ose edhe me ekspozimin me kohë të më të shkurtra, por shumë intensive”.

Faktorët e rrezikut për tumoret e lëkurës

Kjo sëmundje (melanoma, që njihet në gjuhën e përditshme kanceri më agresiv i lëkurës), mund të ndodhë në çdo moshë, por më shpesh mund të ndodhë në njerëz të rinj. Njerëzit me lëkurë të bardhë preken dhjetë herë më shumë se njerëzit me lëkurë të zezë. Përtej kësaj, disa faktorë specifikë të ndryshëm identifikojnë individë të prirur për të zhvilluar këto tumore.

A ka shenja paralajmëruese?

Shumica e njerëzve kanë një numër të vogël njollash të mbingjyrosura në lëkurën e tyre, “shenja të lindura” (nishane). Zakonisht, i rrituri ka të paktën 25 nishane në lëkurën e tij. Vetëm pak prej tyre ekzistojnë që nga lindja, më të shumtët shfaqen me kalimin e kohës. Shumica e nishaneve janë dhe mbeten të parrezikshëm e të padëmshëm gjatë gjithë jetës së njeriut. Por, një ndryshim në një nishan ose në ndonjë njollë tjetër të lëkurës mund të jetë shenja e parë paralajmëruese e një melanome. Shenjat paralajmëruese janë: “Ndryshimi i nishaneve në madhësi, në ngjyrë, në formë,në sipërfaqe,në ndjeshmëri, përreth tij, etj”.

Po cilat janë zonat më të prekura?

Zonat më të prekura prej melanomës janë: “Këmbët te femrat, kurrizi në meshkuj, fytyra në moshën e tretë. Por, duhet të dimë që melanoma mund të zhvillohet kudo, ndonjëherë edhe në pjesët e trupit të pa-ekspozuara në diell, si për shembull në shputat e këmbëve, ose në të ndenjura. Ndaj është e këshillueshme që të jeni të kujdesshëm dhe të mos neglizhoni asnjëherë kontrollin e nishaneve. Kontrolli i rregullt i lëkurës nga vetë ju është mënyra më e mirë për të njohur nishanet tuaja. Me ndihmën e një personi të afërm ose të një miku, mund të shikoni dhe zonat të cilat nuk mund ti kontrolloni vetë (shpatullat, lëkura e kokës,etj).

Cilët janë personat më të rrezikuar për t’u prekur nga kjo sëmundje?

Më të rrezikuar janë personat që kanë numër të madh nishanesh, mbi 100 në të rinjtë dhe mbi 50 në të moshuarit, ata që kanë nishane jo të zakonshme që paraqesin ndryshime, personat me histori familjare për melanomë, personat që kanë shfaqur në të kaluarën tumor të lëkurës, ata që kanë lëkurë të çelët ose shumë të çelët, e cila digjet lehtë ose nxihet pak, personat që kanë ngjyrë flokësh të çelët (biond) ose të kuq dhe sy me ngjyrë të çelët, personat që janë ekspozuar në diell për një kohë të gjatë, ata që kanë kaluar djegie nga dielli në fëmijëri, ose në moshë të rritur, si dhe personat që kanë punë në ambient të hapur ose pëlqejnë aktivitet e shpeshta në natyrë.

Si mund t’a parandaloni Melanomën

• Kujdesuni që të mos digjeni nga dielli,

• Shmangni diellin në oraret e rrezikshme ora 11:00 – 16:00.

• Mos harroni, dielli është më i fortë edhe në lartësi të mëdha(mal).

• Tregoni kujdes më të veçantë për foshnjat dhe fëmijët që kanë lëkura delikate.

• Përdorni kapelë me strehë të gjerë dhe syze dielli me mbrojtje ndaj rrezeve UV.

• Përdorni veshje mbrojtëse dhe qëndroni në hije.

• Përdorni përherë produkte mbrojtëse ndaj rrezeve të diellit (SPF 15 ose më e lartë),

• Dëmtime të lëkurës nga dielli shtohen edhe gjatë viteve, ndaj të moshuarit

kanë nevojë për të mbrojtur lëkurën e tyre.

• Shmangni përdorimin e solarëve (llambat për nxirrje artificiale), ato dëmtojnë lëkurën dhe mund të shkaktojnë kancerin e lëkurës.

• Kontrolloni rregullisht lëkurën tuaj dhe raportoni te mjeku juaj çdo ndryshim të pazakontë që mund të vini re.

Kontrolloni nishanet tek mjeku gjithmonë mbas pushimeve tuaja! Drejtohuni tek dermatologu nëse vëreni ndryshim të nishaneve!

Kontrollit sipas teknikës së shkronjave “ABCDE”

 A

Asimetria: Vini re nëse të dy anët e nishanit apo njollës së errët janë me madhësi të njëjta,simetrike. Nishanet e zakonshëm janë të rrumbullakët dhe me madhësi të njëjtë,simetrike.

B)

Buzët e nishanit: Vini re nëse ka buzë të çrregullta dhe më të dala. Nishanet e zakonshëm janë të lëmuar dhe harmonik.

C)

Ngjyra të ndryshme : Vini re zakonisht melanoma në stad fillestar ka ngjyra jo të njëjta, me nuanca të ngjyrës kafe, të zezë, violet. Nishanet e zakonshëm kanë ngjyrë kafe të çelët ose kafe të errët të njëjtë.

D)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat