Kirurgët identifikojnë një ligament të ri brenda gjurit

Shëndetësia

Kirurgët identifikojnë një ligament të ri brenda gjurit

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 15:39
Foto Ilustrim

Dy kirurgë belgë kanë përshkruar një ligament të paidentifikuar më parë brenda gjurit të njeriut, që ata thonë se luan rol në rimëkëmbjen e pacientëve me dëmtim të tendinës, që u ndodh përgjithësisht atletëve. Ky ligament është quajtur ligamenti anterolateral (ALL).

Një zbulim i tillë mund të revolucionarizojë kurimin dhe të sjellë rezultate më të mira për pacientët. Kirurgët sugjerojnë se ky zbulim mund të jetë kyçi i trajtimit të një prej dëmtimeve më të zakonshme në sport, tërheqjes së Tendinës së Përparme të Gjurit, të njohur si ACL që haset veçanërisht tek futbollistët.

ACL është një nga fijet muskulore kryesore përreth kupës së gjurit që I jep qëndrueshmëri këmbës. Dëmtimi i ACL-së mun të shkaktojë paqëndrueshmëri dhe dëmtime të mëtejshme në muskuj të tjerë.

Profesor Klaesin, udhëheqës në këtë studim, shprehet:

“Kur dikush këput tendinën dhe bën operacion, ne e dimë që 10-20 për qind e pacientëve do të vazhdojë të ketë njëfarë mungese ekuilibri. Kjo nuk është e logjikshme, sepse ne e rregulluam dëmtimin, prandaj ne kishim krijuar bindjen që duhet të kishte një strukturë tjetër të dëmtuar, por që nuk e kishim shëruar dot me operacionin”.

Ai shton se me gjithë teknikat e avancuara kirurgjike, pothuajse gjysmës së atletëve nuk u rikthehet plotësisht aftësia sportive si përpara dëmtimit. Në gjithë botën studimi ka ngjallur reagime pozitive, por edhe kritika të ashpra.

Disa kirurgë janë disi mosbesues. Ata thonë  se ky nuk është ndonjë zbulim i madh në mjekësinë sportive, meqenëse tërheqja e kësaj fijeje muskulare prek shumë më tepër struktura.Por që gjithsesi vlerësojnë studimin e bërë dhe thonë se kjo është një çështje që ishte lënë pas dore e që ia vlen të trajtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat