Alarmi: shtëpiaket të rrezikuara nga astma

Shëndetësia

Alarmi: shtëpiaket të rrezikuara nga astma

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 17:47
Foto Ilustrim

Pastrimi i shtëpisë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Të paktën ku është konkluzioni i një studimi spanjoll të publikuar në “American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine”, të cilët mendojnë se përdorimi i deodorantëve për ambientin dhe spray-ve për pastrimin e xhamave apo mobilieve që përdorin shpesh shtëpiaket, qoftë edhe një herë të vetme gjatë javës, mund të ndikojë në rritjen e riskut për shfaqjen e krizave të astmës.


Studimi, i cili ka zgjatur rreth 9 vjet, ka përfshirë 3500 paciente në 10 vende të ndryshme europiane. Shkencëtarët kanë vërejtur se rreziku për të shfaqur astmë, shtohet bashkë me atë të frekuencës së pastrimit dhe numrit të spray-ve të përdorur. Është vënë re se mesatarisht personat që ekspozohen rregullisht shfaqin një rrezik prej 30-50% më të lartë se të tjerat që nuk përdorin.

Zbulimi ka një vlerë të madhe për shëndetin publik: mjekët duhet të jenë të ndërgjegjsëhm për toksicitetin që japin në aparatin e frymëmarrjes produkte të till

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat