A e përkeqësojnë depresionin ndjenjat e zemërimit? Zbuloni çfarë thotë studimi

Shëndetësia

A e përkeqësojnë depresionin ndjenjat e zemërimit? Zbuloni çfarë thotë studimi

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Thonë se mendja është sa një kokërr gruri, një shprehje popullore që nxjerr në pah brishtësinë e shëndetit mendor. Ky i fundit është gjithnjë i rrezikuar nga shumë sëmundje siç është depresioni Ekspertët thonë se depresioni tkurr trurin, nxit shfaqjen e inflamacionit në këtë zonë, kufizon furnizimin me oksigjen të trurit, ndikon tek kujtesa, përqendrimi, funksionet zbatuese, humori e të tjerë.

Depresioni mund të prekë këdo dhe shfaqet me shumë simptoma. Një prej tyre është zemërimi.

Depresioni Dhe Zemërimi – A E Nxisin Njëri-Tjetrin?

Zemërimi është një emocion që na kaplon të gjithëve. Megjithatë, nëse jeni apo njihni dikë që është i zemëruar gjatë gjithë kohës, atëherë ka të bëjë me depresionin. Kjo nuk vlen për të gjithë, por në rastin e vajzave dhe grave, depresioni nxit ndjenja faji ose trishtimi ndërsa tek meshkujt nxit irritimin dhe zemërimin. Sipas ekspertëve nëse depresioni nxit zemërim, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për zemërimin që me sa duket buron nga:
• ndjesia e humbjes së diçkaje ose dikujt,
• zhgënjimi,
• frustrimi,
• paragjykimi,
• mohimi,
• frika.

Çfarë Ndodh Në Organizëm Kur Jemi Të Zemëruar

Në momentin që shpërthen zemërimi, truri orienton gjakun nga stomaku drejt muskujve për t’i përgatitur ato për lodhje fizike. Rrahjet e zemrës dhe tensioni i gjakut rriten, frymëmarrja është me shpeshtë, temperatura e trupit më e lartë dhe trupi djersin më shumë.

Si Të Shfryni Zemërimin Në Mënyrë Të Shëndetshme

Në ditët e sotme, njerëzimi duket se po jeton në një epokë zemërimi dhe furie. Njerëzit zemërohen më lehtë që pa dalë nga shtëpia, në trafik, në ashensor, në autobuz, në rradhë në bankë, tek furra e bukës apo edhe tek marketi i lagjes. Zemërimi është një emocion natyral por në këtë pikë agresiviteti global, është e rëndësishme të mësojmë këshilla praktike për tu përballur me zemërimin. Ekspertët kanë listuar këshilla praktike se si të qetësoheni gjatë një episodi zemërimi.

• Thuajini vetes të qetësohet,
• Detyrojeni veten të largoheni nga vendi ku ndodheni,
• Numëroni deri në 10, 50 apo edhe 100 nëse ju duket sikur do të shpërtheni nga çasti në çast.
• Lageni fytyrën me ujë të ftohtë,
• Uluni dhe fokusohuni tek frymëmarrja,
• Telefonoji dikujt të që të do dhe e do,

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat