Menorragjia, gjendje anormale dhe paralajmëruese rreth shëndetit të grave

Shëndetësia

Menorragjia, gjendje anormale dhe paralajmëruese rreth shëndetit të grave

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 13:49
Ilustrim

Cikli menstrual ndryshon shumë te gratë, dhe në raste të tilla kur përjetoni gjakderdhje të madhe menstruale dhe ngërçe është mirë që të konsultoheni më mjekun tuaj.

Gjakderdhja dhe ngërçet janë dy nga simptomat e menorragjisë shkruan CNN.

Menorragjia është një gjendje anormale, por edhe e zakonshme, pasi 1 në 5 gra përjetojnë një gjendje të tillë gjatë vitit.

Shkaqet më të zakonshme të kësaj periudhe janë:

-Mosbalancimi i hormoneve, duke përfshirë sindromën e vezoreve policistike,

-Endometrioza,

-Medikamentet,

-Aborti apo shtatzënia ektopike,

-Mbipesha

Zakonisht, vajzat më të reja përjetojnë gjakderdhje shumë të rënda menstruale, nëse vezoret e tyre nuk lëshojnë një vezë gjatë ciklit të tyre.

Poashtu, menorragjia mund të jetë paralajmërim për sëmundje të mëlçisë, veshkave apo kancerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat