Infeksionet që vijnë nga ushqimet gjithnjë e më të vështira për t’u kuruar

Shëndetësia

Infeksionet që vijnë nga ushqimet gjithnjë e më të vështira për t’u kuruar

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Siguria ushqimore dhe ushqimi i mirë e i shëndetshëm, janë nga temat më të përfolura të viteve të fundit. Ky shqetësim është ngritur edhe nga mjekët të cilët tregojnë se është gjithnjë e më e vështirë për ta të kurojnë infeksionet e marra nga ushqimet. Infeksione të tilla merren zakonisht nga mishi ose nënprodukte të tij, të cilat përdoren masivisht në përditshmëri. Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se cilat janë këto infeksione si dhe efektin e tyre gjithnjë e më të madh në organizëm.

Cilat janë Infeksionet me Ndikimin më të Madh në Organizëm:

Sipas ekspertëve dy janë bakteret më shqetësues për mjekësinë sot: salmonela dhe kampilobakteri. Këto dy baktere me origjinë kafshët dhe produktet që vijnë nga to, po bëhen gjithnjë e më rezistentë ndaj antibiotikëve që përdoren për t’i luftuar. Konkretisht salmonela dhe kamilokateri, nuk kurohen më nga ‘ciprofloxacina’, një antibiotik që përdoret gjerësisht për të kuruar infeksionet tek njeriu. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), thuhet se kalimi i infeksioneve nga kafshët tek njeriu po bëhen rezistente ndaj tre ose më shumë lloje antibiotikësh.

Toleranca ndaj antibiotikëve
Fenomeni i tolerancës ndaj antibiotikëve është rritur me 1.7% nga viti 2016 dhe me 4.6% vitin 2018, si për salmonelën ashtu dhe për kampilobakterin. Në këtë grup po ashtu futen edhe sëmundje të tjera që mund të vijnë nga mish i pulës, siç është E coli. Sipas ekspertëve njerëzit po bëhen tolerantë ndaj fluorokinolonëve që janë ndër përbërësit kryesorë të antibotikëve më të rëndësishëm për trupin e njeriut.

Nëse flourokinolonët humbasin efikasitetin e tyre tek njeriu, kjo do të shkaktonte një sërë problemesh në luftimin e sëmundjeve. Megjithëse toleranca ndaj antibiotikëve nuk është vënë re në të gjithë llojet e tyre, tek ata që përdoren masivisht për të kuruar sëmundjet, këto infeksione dhe baktere ia kanë dalë mbanë të mbijetojnë.

Çfarë mund të bëhet?
Drejtoresha Shkencore e EFSA, Marta Hugas u shpreh për mediat se, rezistenca ndaj antibiotikëve është një rrezik për shëndetin publik në të gjithë botën. Ekspertët rekomandojnë një kontroll më të detajuar për sasinë e antibiotikëve dhe ilaçeve që iu injektohen kafshëve të destinuara për konsum. Kështu mund të shmanget dhe të mbahet nën kontroll lufta kundër infeksioneve dhe baktereve që prekin edhe njeriun si dhe toleranca ndaj antibiotikëve. Çdo vit në vendet e Bashkimit Evropian rreth 25.000 njerëz humbasin jetën nga infeksionet e shkaktuara me baktere rezistente ndaj antibiotikëve. Infeksionet e shkaktuara nga mikrobet dhe bakteret e tilla shërohen më shumë vështirësi dhe përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat