Çfarë është dieta pa gluten

Shëndetësia

Çfarë është dieta pa gluten

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Gluteni është një proteine specifike të cilën nuk do ta gjeni te veza apo te peshku. Gluteni gjendet në 4 drithrat: grurë, elb, thekër dhe tërsherë. Dieta pa gluten është pikërisht dieta që eliminon këto 4 drithra.

Për personat që vuajnë nga alergjia ndaj glutenit ose nga semundja “Celiac”, dieta pa gluten është esenciale për mirëqënien e tyre.
Pikat me kritike te Glutenit
Njerëzit me sëmundjen “celiac” duhet të kenë sy shqiponjë për të dalluar etiketat e ushqimeve. Përbërësit më të dallueshëm janë gruri, miell gruri, gluten gruri, theker ose elb. Por disa produkte e kanë glutenin të fshehur. Dy terma për të pasur kujdes janë “malt” i cili bëhet nga elbi dhe “proteinë vegjetale e hidrolizuar” ose “hydrolyzed vegetable protein” e cila shpesh vjen nga gruri. Ndërsa tërshëra nuk përmban gluten, ajo shpesh mund të shkaktojë simptoma si irritim të aparatit tretës, fryrje dhe diarre.
I thoni mirupashim bukës dhe makaronave … Pothuajse
Prodhimet e zakonshme të pasticerisë dhe pothuajse të gjitha llojet e bukës dhe makaronat që tregtohen në vendin tonë përmbajnë gluten. Kruasanet, biskotat, vaferat gjithashtu. Megjithatë mos u dëshperoni sepse ka alternativa. Ka bukë dhe makarona pa gluten
Në disa markete ushqimore dhe supermarkete tregtohen produkte pa gluten duke përfshirë bukën dhe makaronat. Këto ushqime bëhen zakonisht me miell misri, orizi ose patatesh në vend të miellit të grurit. Gjithsesi kontrolloni etiketën që të shkruajë “100% gluten-free.”

Shumë drithra për mëngjesin kanë gluten
Drithrat e zakonshme që tregtohen për t’u konsumuar në mëngjes me qumësht, edhe kur janë prej misri apo prej orizi mund të përmbajnë gluten prandaj lexoni me kujdes etiketën dhe evitoni ato drithra të cilat përmbajnë grurë, elb, thekër apo malt. Lexoni me kujdes etiketën e drithrave me misër apo oriz dhe nëse nuk përmbajnë përbërësit e rrezikshëm mund t’i konsumoni.

Oriz dhe patateve
Baza e energjise ditore qe nevojiteni do te duhet te vije nga orizi dhe patatet por, edhe nga fasulet, bizelet, qiqrat dhe thjerrzat. Nese ju ka vajtur mendja per makarona mund te kerkoni makaronat pa gluten, te bera me miser ose oriz.
Koha per kokoshka
Per englendisje mund te beni vete kokoshka ne shtepi si na I kane bere mamat dhe gjyshet dikur.
• Kujdes nga ushqimet e lyera me buke te thermuar
• Pula te gatshme apo filetot e peshkut shpesh lyhen me buke te thermuar ose miell. Mishi & peshku jane OK
• Mishi I fresket I kuq dhe I bardhe si dhe peshku dhe prodhimet e detit te freskta jane ushqime te sigurta dhe te rendesishme per te mbuluar nevojat ditore ne proteina, vitamina dhe minerale. Nenproduktet e mishit si sallamet, salcicet, konservat etj, duhet te evitohen.Evitoni biskotat dhe keket
• Embelsirat qe mund te konsumoni jane vetem ato qe behen ne shtepi me miell orizi apo patateje.
E dinit qe birra permban gluten?
Pjesa me e madhe e birrave permbajne gluten. Beni mire ta evitoni!
Por ju mund te beni “gezuar”
Vera dhe likernat zakonisht nuk permbajne gluten keshtu qe mund te beni gezuar dhe te shijoni 1-2 gota per te bere gezuar!
Ka ushqime plot…
Pervec veres, patateve dhe orizit, ka plot ushqime te shijshme te cilat mund ti shijoni pa frike sic jane vezet, mishi, peshku, frutat, zarzavatet dhe bulmeti.
Kujdes: gjithmone interesohuni per perpunimin e ushqimit psh., nese frutat jane recel apo komposto, zarzavatet jane te konservave, djathi eshte I perpunuar apo kosi eshte I aromatizuar. Duhet te jeni te kujdesshem nese ushqimi ka konservante dhe t’i lexoni me kujdes!

Qendroni larg simptomave
Per shumicen e personave qe vuajne nga kjo semundje, qofte edhe nje sasi shume e vogel gluteni mund te jape simptoma si fryrje dhe gazra, ndryshim ne levizshmerine e zorreve, renie ne peshe, lodhje dhe debulese. Flisni me dietologun nese keni ndermend te beni ndryshime te rendesishme ne dieten tuaj.

Dieta pa gluten dhe Autizmi
Disa prinder besojne se dieta pa gluten mund te ndihmoje femijet qe vuajne nga autizmi, edhe pse kjo teori eshte pak konfuze. Gjithsesi deri tani nuk ka fakte te rendesishme per te konfirmuar apo per te refuzuar efektivitetin e dietes pa gluten per personat me autizem. Nese ju deshironi, mund ta provoni dhe te vereni nese do te ndikoje ne permiresim te gjendjes se femijes.

Te ushqehesh pa gluten nuk eshte aq e lehte
Dieta pa gluten nuk eshte gjeja me e thjeshte ne praktike. Njerezit qe perfitojne nga kjo diete duhet ta mbajne kete regjim per gjithe jeten. Kjo do te thote te heqesh dore per gjithmone nga buka e grurit, makaronat dhe embelsirat e zakonshme. Megjithate edhe ne tregun tone ushqimor ka filluar te ofrohen ushqime pa gluten.
Mbani mend:
Trajnohuni mire ne leximin e etiketave pasi gluteni permbahet ne shumicen e ushqimeve te perpunuara. Permbahet edhe aty ku nuk jua pret mendja sic jane cemcakizat, buzkuqet, kolinozet etj. Lexoni cdo etikete.
Ky shkrim eshte orientues dhe i pergjithshem. Cdo person qe vuan nga semundja “celiac” duhet te keshillohet me dietologun per te marre nje meny ushqimor te personalizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat