Nëse Covid “është në ajër”, a duhet të vijojmë të dezinfektojmë sipërfaqet?

Shëndetësia

Nëse Covid “është në ajër”, a duhet të vijojmë të dezinfektojmë sipërfaqet?

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Shkencëtarët të cilët fillimisht paralajmëruan se duhet pasur kujdes ndaj sipërfaqeve të ndotura, tani thonë se virusi përhapet kryesisht përmes pikave të thithura dhe se ka pak prova që pastrimi ndalon infeksionin

Pse vazhdojmë ende të dezinfektojmë të gjitha sipërfaqet nga frika e koronavirusit? Kjo është pyetja  që bëhet një artikull në gazetën amerikane “New York Times”, e cila bën një përmbledhje të asaj që dimë për mënyrën e përhapjes së infeksionit të virusit SARS-CoV-2 nëpër sipërfaqet dhe ajrin që thithim.

Pak prova të transmetimit

Dezinfektimi i vendeve dhe objekteve është i zakonshëm në të gjithë botën dhe tani jemi mësuar ta konsiderojmë atë një pjesë themelore të strategjisë anti Covid-19. Shkollat, për shembull, janë "pastruar" në vendet e zakonshme dhe sa herë që zbulohet një nxënës pozitiv, është një procedurë e detyrueshme. “Por shkencëtarët, – shkruan NYT, – thonë se nuk ka asnjë provë që sipërfaqet e ndotura mund të përhapin virusin. Në hapësirat e brendshme të mbushura me njerëz si restorantet ose kishat, virusi vjen nga njerëzit e infektuar dhe qëndron pezull në mjedis dhe ky është një kërcënim shumë më i madh, sepse të gjithë thithin të njëjtin ajër. Ndotja nga ajri apo nga sipërfaqet? Të dy zonat kanë "shkëmbyer përparësinë" e rrugës kryesore të shpërndarjes”.

“I pari” për përhapjen

Në fillim të epidemisë së koronavirusit, shumë hapësirë ​​iu dha lajmeve dhe mënyrave të dezinfektimit të objekteve dhe më pak infeksionit nga ajri, gjithashtu në nivelin e rekomandimeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimi i Sëmundjeve (CDC) SHBA.

Pastaj në korrik, – vëren NYT, – një shkrim në revistën mjekësore “The Lancet” argumentoi se disa shkencëtarë, ekzagjeruan rrezikun e infeksionit të koronavirusit nga sipërfaqet, bazuar në sjelljen e një numri të sëmundjeve të frymëmarrjes, përfshirë ftohjen e zakonshme dhe gripin.  Autori i shkrimit në “Lancet”, mikrobiologu Emanuel Goldman, i Universitetit "Rutgers", deklaroi se "të paktën për virusin origjinal SARS, transmetimi nga sipërfaqet, ishte shumë më pak dhe nuk ka asnjë arsye për të pritur që i afërmi i ngushtë i saj, SARS-CoV-2, sillet dukshëm ndryshe”.

Disa ditë pas botimit të shkrimit së Dr.Goldman në “Lancet”, më shumë se 200 shkencëtarë i kërkuan OBSH-së të njihte transmetimin ajror të koronavirusit. Në mes të presionit të madh publik mbi çështjen, agjencia ndryshoi udhëzimet e saj dhe në tetor, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilat që nga maji kishin argumentuar se sipërfaqet "nuk janë mënyra kryesore ku virusi përhapet ”,  pretenduan se transmetimi i pikave të frymëmarrjes infektive është “ mënyra kryesore” e transmetimit të SARS-CoV-2.

Ngarkesa virale bie

Deri më tani, kjo është përmbledhja e udhëzimeve zyrtare dhe ndryshimet natyrisht, por çfarë dimë  me të vërtetë për infektimin nga sipërfaqet? Sigurisht nuk është një nga rrugët kryesore të transmetimit dhe që, në përgjithësi, mundësia e kontraktimit të infeksionit nga një objekt është e ulët dhe vetëm nëse vendosni duart e ndotura në gojë ose në fytyrë, kjo mund  të ndodhë. Sidoqoftë, spitalet janë ambiente të rrezikshme dhe transmetimi përmes sipërfaqeve nuk mund të përjashtohet plotësisht. Virusi mund të rezistojë edhe ditë në plastikë dhe çelik, por sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë ngarkesa virale bie derisa të zhduket dhe rreziku i infektimit ulet. Për më tepër, disa studime kanë treguar se gjurmët virale të gjetura në objekte ishin fragmente të vdekura të virusit që nuk do të kishin qenë infektive.

Energjia do të shpenzohet për ventilim

Larja e duarve me sapun dhe ujë për 20 sekonda – ose me një xhel dezinfektues – është arma më e mirë dhe vjen edhe para dezinfektimit të sipërfaqeve. Edhe nëse një objekt (më shumë në rrezik janë dorezat, çelsat, butonat, stilolapsat, celularët) të ishin "kontaminuar", higjiena e duarve edhe para dezinfektimit do të ishte e mjaftueshme për të neutralizuar virusin në disa sekonda.

"Për mendimin tim, shumë kohë, energji dhe para janë humbur në dezinfektimin sipërfaqësor dhe më e rëndësishmja, ato devijojnë vëmendjen dhe burimet nga parandalimi i transmetimit të ajrit", – ka pohuar Dr. Kevin P. Fennelly, një specialist i infeksioneve të frymëmarrjes nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, SHBA.

Dezinfektimi, si një operacion i shëndetit publik, mund të jetë sigurisht inkurajues për publikun, pasi duket se demonstron se zyrtarët lokalë po luftojnë me Covid-19.

Shqetësimi – përfundon “NYT” – është që kostot e dezinfektimit publik mund të lënë pas dore masat që duhen marrë për rreziqet e transmetimit të aerosolit në hapësira të mbyllura, të tilla si kontrolli dhe rinovimi i sistemeve të shkëmbimit të ajrit dhe filtrimit në ndërtesat publike dhe private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat