Askaridet: Parazitët që prekin fëmijët, simtomat dhe trajtimi

Shëndetësia

Askaridet: Parazitët që prekin fëmijët, simtomat dhe trajtimi

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 14:46
Foto Ilustrim

Askaridet janë parazitë (krimba të rrumbullakët) që mund të gjenden në zorrët e burrave dhe kafshëve dhe janë përgjegjëse të shfaqjes së një infeksioni intestinal shumë të përhapur tek fëmijët, infeksion ky i përhapur më tepër në zonat me higjenë jo të mirë.

Ato zhvillohen brenda organizmit të fëmijës në bazë të një cikli të caktuar, i cili e ka zanafillën nga gëlltitja e vezës së parazitit. Gëlltitja mund të bëhet me anë të konsumit të një ushqimi ose pirjes së ujit të kontaminuar nga feçet mbarëtëse të parazitit. Pasi vezët gëlltiten ato shkojnë në zorrë dhe më pas kthehen në larva, të cilat mund të kalojnë murin intestinal dhe me anën e qarkullimit të gjakut shkon në mëlçi dhe mushkëri. Gjatë kësaj periudhe do të shfaqet tek fëmija kolla, e cila mund të shoqërohet edhe me larva të parazitit, të cilat kalojnë nga bronket në gojë dhe më pas mund të gëlltiten sërish nga fëmija. Pasi ato kthehen sërish në zorrët e fëmijës, shumohen dhe maturohen për rreth dy muaj. Një askarid femër mund të prodhojë rreth 240.000 vezë në ditë të cilat do të dalin jashtë me anë të feces. Fëmijët janë lehtësisht më të prekshëm nga parazitët, pasi nuk mund të kenë gjithmonë një higjenë shumë të mirë duke qënë se ata kanë tendencën të fusin në gojë çdo gjë që gjejnë.

Simptomat

Simptomat e një sëmundje më të lehtë janë:

– Parazitëtë pranishëm në feçe;

– Kollë me parazitë;

– Humbje oreksi;

– Temperaturë;

– Frymëmarrje e mundimshme.

 Infeksionet më të rënda mund të paraqesin edhe këto simptoma:

– Të vjella;

– Vështirësi në frymëmarrje;

– Dhimbje stomaku dhe barku;

– Bllokim të zorrëve etj.

Infeksioni nuk mund të transmetohet nga një fëmijë tek tjetri, pasi infektimi mund të ndodhë vetëm nëse gëlltiten vezët e parazitëve.

Kura dhe terapia

Në përgjithësi mjeku përshkruan medikamente anti-parazitare, tipike të së cilave mund të jenë Vermo dhe Combantrin, të cilat merren nga goja. Pas rreth 3 javësh nga nisja e kurës bëhet një analizë e feçes për të parë nëse në të ka ende vezë të pranishme. Në përgjithësi simptomat zhduken pas rreth një jave nga nisja e kurës.

Në raste shumë të rralla mund të kërkohet heqja e parazitit me anën e ndërhyrjes kirurgjikale, dhe kjo zakonisht ndodh në rastet kur fëmija ka bllokim të zorrëve apo mëlcise, si edhe në rastet kur fëmija paraqet edhe infeksion abdominal. Fëmija që ka askaride duhet të bëjë edhe kontroll për parazitë të tjerë të mundshëm (parazitë barku).

Si mund të parandalojmë rishfaqjen e parazitëve tek fëmija që është kuruar njëherë për to?

– Sigurohuni që fëmija të lajë duart gjithmonë pasi ka përdorur banjon dhe para se të hajë ushqim;

– Kontrolloni kafshët shtëpiake për parazitë të mundshëm;

– I mbani gjithmonë thonjtë e fëmijës të prerë dhe të pastër;

– I sterilizoni mirë pizhamet dhe çarçafët që ka fjetur fëmija ndërsa ka pasur parazitë;

– Mundohuni të gjeni çfarë e shkaktoi infeksionin;

– I lani mirë frutat dhe perimet që konsumon fëmija.

Ju drejtoni mjekut nëse fëmija juaj paraqet simptoma të pranisë së askarideve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat