Çfarë i shkakton aknet tek të rriturit – Si t’i parandaloni në kohë

Shëndetësia

Çfarë i shkakton aknet tek të rriturit – Si t’i parandaloni në kohë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Një nga shqetësimet më të shpeshta të adoleshencës janë problemet me lëkurën apo puçrrat e shtuara.

Gjatë kësaj periudhe aknet janë normale dhe pasojë e ndryshimeve të mëdha hormonale dhe fazës së pubertetit.

Gjithsesi ky shqetësim mesa duhet është përhapur dhe shtrirë nëpër të gjitha moshat, jo vetëm tek adoleshentët.

Dermatologët shpjegojnë se ndër pyetjet e para që hasin tek pacientet janë ato për aknet ose më konkretisht, përse ato shfaqen edhe tek të rriturit.

Sipas tyre aknet tek të rriturit nuk janë një fenomen i veçantë, por përkundrazi janë shumë të përhapura dhe ngjasojnë me ato të adoleshentëve.

Këto reagime të trupit mund të ndodhin për një sërë arsyesh të cilat AgroWeb jua shpjegon më poshtë.

Çfarë i Shkakton Aknet Tek të Rriturit
Aknet apo puçrrat tek të rriturit janë shumë të përhapura dhe mund të shfaqen edhe pas moshës 25 vjeç apo në moshë më madhore.

Ka shumë faktorë që ndikojnë në shfaqjen e këtyre pikave të vogla në fytyrë apo trup.

Mjekët shpjegojnë se shpesh shkaqet e shfaqjes së puçrrave të vazhdueshme në fytyrë nuk janë të dukshme, por janë prezente brenda në organizëm.

Ka katër faktorë kryesorë të cilët duhet të merrni parasysh nëse keni filluar të keni probleme me shfaqjen e puçrrave.

Ata nisin nga yndyra e tepërt në lëkurë, tek poret e hapura, bakteret e jashtme që futen në pore dhe inflamacioni.

Nga yndyra e tepërt tek inflamacioni, zinxhiri i proçeseve që ndodhin krijon edhe aknet të cilat shpeshherë janë kronike.

Shfaqja e të Katërt Këtyre Faktorëve Mund të Vijë Nga:

Hormonet jo në balancë, stresi i tepërt për një kohë të gjatë apo cikli menstrual tek gratë.

Kështu krijohet dhe formohet edhe yndyra e tepërt në lëkurë e sidomos në fytyrë.

Për gratë që mund të kenë probleme me hormonet apo me vezoret një ndër sinjalet e para që trupi do t’u japë, janë aknet.

Produktet e fytyrës jo të përshtatshme, bashkë me yndyrën e tepërt bllokojnë poret të cilat më pas shkaktojnë puçrrat.

Dietat e varfra në vitamina, minerale dhe vlera ushqyese mund të jenë gjithashtu një arsye se përse keni akne.

Ushqimet e konservuara, të skuqura, sheqeri apo kripa e terpët janë armiqtë kryesorë jo vetëm të lëkurës, por të të gjithë organizmit.

Aknet shpesh tregojnë shumë për funksionimin e organizmit tuaj.

Sa herë që trupi ka një problem, me shumë mundësi do ta manifestojë atë tek pjesa më delikate e fytyrës që është edhe lëkura.

Është e këshillueshme që gjithnjë të konsultoheni me një mjek dermatolog për të gjetur shkakun e këtij inflamacioni, gjithashtu edhe për ruajtjen sa më të mirë të lëkurës.

Një hap tjetër shumë i rëndësishëm për parandalimin ose qetësimin e tyre fillon edhe nga ndryshimet në jetën e përditshme.

Si t’i Parandaloni

Megjithëse në shumë raste nuk janë plotësisht në kontrollin tuaj, aknet mund t’i parandaloni duke ndjekur disa këshilla të thjeshta.

Dieta e Duhur
Nisni me dietën, konsumoni shumë fruta dhe perime të freskëta të stinës.

Hani më pak mish dhe më shumë produkte deti apo peshk.

Gjithashtu uji është thelbësor dhe shumë i rëndësishëm për shëndetin e fytyrës.

Konsumoni 8 gota ujë në ditë dhe rezultatet do t’i ndjeni menjëherë në lëkurën tuaj.

Nëse vuani nga çrregullimet hormonale, hiqni gradualisht dorë nga bulmeti për disa kohë pasi mund të ndikojë në përkeqësimin e akneve.

Mundohuni të bëni një dietë pa mish dhe bulmet për të paktën një javë dhe masni rezultatet në fytyrën tuaj.

Kujdesi për Fytyrën

Gjithashtu kujdesuni ta lani fytyrën me produktet e duhura duke zgjedhur gjithnjë ato për fytyra me yndyrë në mënyrë që të balanconi pehashin e lëkurës.

Evitoni produktet që përmbajnë vajra apo vajrat esencialë për fytyrën, pasi mund të ndikojnë në shtimin e akneve.

Gjithnjë përdorni krem mbrojtës para se të dilni në rrugë e sidomos në verë në mënyrë që të mos lejoni diellin t’ju shtojë njollat e akneve.

Mbajeni fytyrën tuaj gjithnjë nën kontroll mjekësor dhe në balancë.

Për gratë janë të nevojshme vizitat tek dermatologou dhe gjinekologu në mënyrë që të mbajnë nën kontroll balancën e hormoneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat