Doni të dini pse flisni në gjumë? Këto janë disa nga arsyet

Shëndetësia

Doni të dini pse flisni në gjumë? Këto janë disa nga arsyet

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:46
Ilustrim

Të folurit në gjumë është diçka fare e zakonshme. Sipas studimeve 66% e njerëzve kanë përjetuar të paktën një herë të folurin në gjumë. Kjo gjë nuk është fare e dëmshme, por më poshtë do të zbuloni disa nga arsyet pse ndodh.

Mungesa e gjumit

Ekspertët besojnë se shumica e njerëzve flasin në gjumë, kur janë të stresuar ose nuk kanë fjetur mjaftueshëm. Kur nuk pushojmë mjaftueshëm, kjo mund të ndikojë në truri dhe sigurisht në cilësinë e gjumit.

Çrregullimet e gjumit

Personat që vuajnë nga çrregullimet e gjumit kanë më shumë gjasa të mërmërisin kur flenë. Mjekët besojnë se ekziston një lidhje midis somnilokisë, ecjes në gjumë dhe ëndrrave të këqija.

Medikamentet e ndryshme

Shumë ilaçe kanë efekte anësore dhe për pasojë mund të ndikojnë tek gjumi, duke shkaktuar çrregullime si të folurit por gjithashtu ndikojnë dhe në kontrollin e muskujve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat