Çaji i kamomilit, përmirëson gjumin, zbut ndjenjën e ankthit, ndihmon shëndetin e eshtrave

Shëndetësia

Çaji i kamomilit, përmirëson gjumin, zbut ndjenjën e ankthit, ndihmon shëndetin e eshtrave

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Në mbrëmje kur pas darkës pini një filxhan çaj kamomili, mbase do të ndiheni më të relaksuar dhe më të gatshëm për të fjetur gjumë

Mirëpo nuk është vetëm ngrohtësia e lëngut ajo që qetëson.

Kamomili ka cilësinë e cila në të vërtetë ndihmon përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe të humorit, përkrah shëndetin e eshtrave dhe zbut dhembjen.

Image

Çaji i kamomilit mund të përmirësojë cilësinë e gjumit

Çaji i kamomilit një kohë të gjatë përdoret në shërimin e pagjumësisë.

Kjo ndodh për shkak që kamomili përmban apigjenin, i cili është flavonoid.

Flavonoidet janë bashkime kimike të cilat bimëve u japin ngjyrën dhe i pasurojmë me antioksidantë, duke i ndihmuar trupit tuaj në luftën kundër toksinës.

Pra, si edhe te ilaçet kundër ankthit, çaji i kamomilit ju bën të ndihemi mirë dhe të relaksuar.

Kamomili është efikas dhe i ndihmon shëndetit të eshtrave

Lisa Richards, është këshilltare e certifikuar për ushqim, ka theksuar që flavonoidet e kamomilit u ndihmojnë eshtrave që të përmirësohen dhe të rriten.

Gjithashtu, kamomili mund të ndihmojë edhe në rregullimin e aktiviteteve të ndërtimit të shëndetshëm të eshtrave.

Ky zbulim mund të ketë rëndësi të veçantë për femrat të cilat kanë prirje për osteoporozë në menopauzë, zvogëlim të estrogjenit dhe humbje të masës eshtërore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat